Kreu i PD, Lulzim Basha ka theksuar sërish se kryeministri Edi Rama nuk i ka mbajtur premtimet gjatë qeverisjes së tij.
Nëpërmjet një video të publikuar në rrjetin social “Facebook”, lideri i opozitës ka shfaqur premtimet e kryeministrit për përmirësimin e jetesës së qytetarëve në Shqipëri. Në video thuhet se Rama nuk i ka mbajtur premtimet dhe se për këtë arsye ai duhet të largohet nga qeverisja e vendit.
Gjithashtu ai thekson se Partia Demokratike është alternativa që i duhet vendit, ndërsa shton gjysma e familjeve jetojnë në varfëri dhe se Shqipëria do të përballet me krizë urie nëse kjo situatë nuk ndalet.
“Për 8 vjet Rama dështoi në çdo sektor dhe e shkatërroi ekonominë. Shpenzimet e përditshme dhe papunësia rriten çdo ditë. Ne do të sjellim një shpresë të re për Shqipërinë”, shkruan Basha.




