Basha për Kajmakun: Ka llogari të hapura me drejtësinë greke dhe shqiptare

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas takimit me me nënkryetaren e grupit parlamentar CDU/CSU, për Europën Katja Leikert dhe Ambasadorin austriak Johan Sattler, ka reaguar sërish për çështjen Kajmaku. Sipas Bashës edhe pse PD publikoi dokumente se Kajmaku është i dënuar në Greqi Prokuroria dhe kryeministri Rama heshtin.

Më pas Basha ka thënë se Kajmaku e ka llogari të hapura me drejtësinë greke por tashmë pas kandidimit në zgjedhjet e 30 qershorit edhe me drejtësinë shqiptare, pasi sipas tij ka mashtruar në formularin e dekriminalizimit.

“Bëhet fjalë për dhjetra kryebashkiakë. Duhet të dënoj heshtjen e Edi Ramës. Ka 24 orë që PD ka publikuar dokumentet zyrtare që Kajmaku është shkelur dekriminalizimin. Duhet të dënojë heshtjen e Prokurorisë, si një shtojcë e Ramës, Ka 24 orë që hesht. Pse hesht Arta Marku. Rekorde zyrtare që Kjamaku është i dënuar janë publikuar. Heshtja e Ramës dhe Prokurorisë tregojnë që Kajmkau ishte i dënuara dhe e dinin. Ai nuk mund të kandidohej duhet dhe ka llogari të hapura edhe me drejtësinë shqiptare. Paralizë e sistemit të drejtësisë. Si Jorgo Kajmaku apo  Valdrin Pjetri, nuk kemi të dhëna se kanë nisur procedurat për të. Mbrohen nga Rama është një problem i madh për ekonominë tanë. Këta vjedhin pasuritë e shqiptarëve nga nafta te bizneset. Ata promovohen nga Rama”. ka thënë Basha.

Share This Article