Basha për partinë e krijuara nga të larguarit nga PD: Janë krijesa të Edi Ramës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rrjedhjet nga Partia Demokratike, të formalizuara më pas në parti të reja, kryedemokrati Lulzim Basha i cilëson pseudoforca të nxituara nga Edi Rama.

Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, në MCN TV, Basha tha se ato nuk janë parti të djathta.

“Nuk ka parti të rrjedhura nga Partia Demokratike. Ka pseudoforca të krijuara nga Edi Rama për të menaxhuar idenë se nuk është vetëm, por ka edhe këta. Janë krijesa të Edi Ramës, të sponsorizuara nga Edi Rama. Nuk ka parti të reja të djathta, shqiptarët e kuptojnë shumë mirë se Rama është vetëm dhe ne jemi të gjithë bashkë”, tha Basha.

Share This Article