Basha për raportin e OSBE/ODIHR: Më 25 prill u tjetërsua vullneti i shqiptarëve

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagoi pas publikimit të raportit final të OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.

Basha theksoi se, “raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR konfirmon se më 25 prill u tjetërsua vullneti i shqiptarëve”.

“Këto janë disa nga konkluzionet e raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR mbi 25 prillin:

– Blerja masive e votave.

– Presioni ndaj votuesve.

– Shkrirja në një e partisë në pushtet me shtetin.

– Keqpërdorimi i aseteve publike në avantazh të partisë në pushtet.

– Abuzimi me pushtetin dhe funksionet publike.

– Rritje e punësimit në administratën publike me qëllime elektorale.

– Presion mbi administratën publike për të votuar partinë në pushtet.

– Përdorimi i fondeve të rindërtimit për të orientuar votën.

– Legalizime në këmbim të votës.

– Vjedhja e të dhënave private dhe personale të shqiptarëve nga partia në pushtet dhe ngritja e sistemit kriminal të patronazhistëve duke ushtruar përmes këtij sistemi presione dhe shantazhe ndaj qytetarëve.

– Përdorimi i grupeve kriminale për të ushtruar presion ndaj zgjedhësve.

– Ndryshimet kushtetuese të njëanshme, në kundërshtim me rekomandimet e Komisionit të Venecias”, nënvizoi Basha.

“E përmbledhur me dy fjalë: masakër zgjedhore”, shtoi Basha.

“Raporti konfirmon atë që të gjithë shqiptarët e dinë tashmë: 25 prilli nuk kishte lidhje me demokracinë dhe zgjedhjet e lira e të ndershme”, tha Basha.

Share This Article