Basha: Përballë të keqes dhe larg të shkuarës

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Partia Demokratike mblodhi sot Këshillin Kombëtar, ku ka marrë një sërë vendimesh dhe emërimesh të reja pas shkarkimeve të 12 dhjetorit.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndau sot pamje nga kjo mbledhje, ndërsa shtoi se “në 18 Dhjetor Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike zgjodhi të ardhmen”.

“Sot Këshilli Kombëtar nisi punën për ndërtimin e PD-së. Të bashkuar me mendje e zemër rreth vlerave tona dhe me forcën morale me të cilën qëndrojmë përballë të keqes dhe larg të shkuarës, ne do të bashkëpunojmë ngushtësisht me shoqërinë për t’i dhënë fund tranzicionit rraskapitës e për të hapur një horizont të ri shprese për Shqipërinë dhe shqiptarët”, tha Basha.

Emërimet e reja në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD të publikuara nga medie janë:

Kryetar i Këshillit Kombëtar: Arta Sakja

Sekretar Organizativ: Flamur Hoxha

Sekretar Ligjor dhe Zgjedhor Indrit Sefa

Sekretar per Pushtetin Vendor dhe Decentralizimin: Roland Bejko

Sekretar për Emigracionin dhe Diasporën: Kreshnik Collaku

Lista vijuese e Kryesisë, sipas rendit alfabetik:

Agron Kapllanaj

Gazment Koduzi

Helidon Bushati

Xhelal Mziu

Xhemal Gjunkshi

Anëtarë të Komisionit të Apelit, Etikës dhe Disiplinës

Kryetare Flutura Ackaj

Anëtarë:
Dash Sula

Orjola Pampuri

Xhemal Bushati

Arbi Agalliu

Komisioni për Hartimin e Rregullores së Këshillit Kombëtar:

Kryetari i Këshillit Kombëtar, Arta Sakja

Sekretari Organizativ, Flamur Hoxha

Sekretari për Cështje Ligjore dhe Elektorale, Indrit Sefa

Share This Article