Basha përkujton ish-presidentin Rugova: Arkitekt i pavarësisë së Kosovës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

 Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përkujtoi sot ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova.

Në mesazhin e tij, Basha shprehu vlerësime për figurën e liderit historik të Kosovës, i cili mbush sot 16 vite që është ndarë nga jeta.

“Ne përulemi me mirënjohje të thellë kombëtare në këtë përvjetor të ndarjes nga jeta, para emrit dhe veprës së përjetshme të Ibrahim Rugovës, simbolit të përpjekjeve të Kosovës për pavarësi dhe shqiptarit që udhëhoqi lëvizjen më të madhe paqësore të Evropës moderne. Arkitekti i pavarësisë së Kosovës mbetet frymëzim për çdo shqiptar që e ka të shenjtë interesin kombëtar. Trashëgimia e tij politike dhe intelektuale, shndrin si arritja më e madhe e një lëvizjeje politike paqësore, e mishëruar sot në shtetin e pavarur të Kosovës”, shprehet Basha në mesazhin e tij.

Share This Article