Albania
Basha: Po hetojmë 15 kryebashkiakë të PS-së
Janë 15 kryebashkiakë të PS, të cilët po kalojnë në flitrat e Partisë Demokratike.
Kënshtu u shpreh kreu i PD, Lulzim Basha në një intervistë për gazetarin e Abc News, Juxhin Mustafaraj.
Basha mes të tjerash i bëri thirrje PS, që sipas tij të tërhiqet nga gremina që e ka çuar lidershipi i saj.
I pyetur në lidhje me zërat kundër brenda PD, për çështjen e sistemit zgjedhor, Basha tha se opozita është e bashkuar në qendrimet e saj.
Intervista e plotë:
Të gjithë ata njerëz janë përzgjedhur nga Edi Rama dhe është njeriu që sot duhet të flasë, hesht. Edi Rama heshti kur kryebahskiaku i Lushnjes u sulmua me granatë në zyrën e tij, hesht për kryebashkiakun e Mallakastrës, i cili është provuar me rekorde kriminale në shtetin fqinj Greqi. Ndaj sot është dita sot është dita që mikrofonin tuaj t’ja drejtoni njeriut që i emëroi në këto zyra dhe hesht sikur nuk ka ndodhur asgjë, kur në fakt ëhstë një provëmë shumë se me Ramën do kemi kryebhskiakë me rekorde kriminale. Shqiptarët do vazhdojmë të drejtohen nga krimi sa kohë që Rama të jetë kryeministër.
Ne jemi në ndjekje edhe të 15 rasteve të tjera me ndihëm e partnerëve ndërkombëtarë. Duket qartë që procesi i 30 qershorit përvece jo kushtetues është një provë më shumë e depërtimit total të trafikantëvee të drogës, të vajzave dhe pjesëtarëve të krimit në kupolën e Edi Ramës. Është një thirrje për PS për tu tërhequr nga gremina ku e ka çuar lidershipi aktual, duke e kthuyer në partinë më të kriminalizuar të globit. Është interes kombëtar edhe për PD depolitizimi i politikës
Ju keni kërkuar zgjedhje të parakohshme, në fakt janë disa bashki, e Shkodrës nuk ka më kryetar…?
Asnjë bashki nuk ka kryetar, të 61 bashkitë kanë të emëruar nga të cilët duket se me dhjetëra janë me rekorde kriminale..
Kërkesa për zgjedhje të parakohshme, cili do jetë aksioni i PD krahas denoncimit të këtyre kryebashkiakëve?
Ajo që do shpaloset do kemi mundësi ta mbuloni.
Në datë 15 do keni një takim me aletët tuaj për reformën zgjedhore, kur do të jetë gati për t’u publikuar?
Edhe për këtë rast do ju infomojmë.
Një pyetje të fundit në lidhje me çështjen e sistemit zgjehdhor. Ka pasur qendrime të ndryshme edhe brenda forcës tuaj politike se duhet të insistohej më fort për çështjen e ndryshimit të sistemit zgjedhor?
Jo. Opozita është e bashkuar dhe e njëtrajtshme në qendrimin se problemi kryesor i vendit është shit-bleraja e votës dhe mos ndëshkimi i krimit elektoral. Një dialog gjithpërfshirës me qytetarët shqiptarë , t’i lëmë shqiptarët të vendosin.
Albania
Veliaj dhe Meta urojnë Vitin e Ri 2026 nga qelia, me mesazhe shprese dhe bashkimi
Dy figura të politikës shqiptare, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, kanë përcjellë urimet e tyre për Vitin e Ri 2026, edhe pse ndodhen në paraburgim.
Erion Veliaj iu drejtua qytetarëve të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë me një mesazh të gjatë e emocional, ku uroi shëndet, lumturi, arritje dhe shpresë për vitin e ri. Në fjalën e tij, ai vuri theks të veçantë te solidariteti dhe mbështetja për shtresat më në nevojë të shoqërisë.
“Një urim zemre për të pamundurit, për të sëmurët, për ata që ndihen të braktisur, për familjet në vështirësi, për emigrantët që punojnë me djersë larg shtëpisë – ju uroj forcë dhe ngrohtësi këtë vit të ri.”, shkruan Veliaj.

Ndërkohë, edhe ish-presidenti Ilir Meta përcolli një mesazh urimi për qytetarët shqiptarë, duke u dëshiruar shëndet, paqe, gëzim dhe mbarësi. Meta e përshkroi vitin 2026 si “vitin e bashkimit, të guximit qytetar dhe të ringjalljes së shpresës”, duke nënvizuar nevojën për përballje të vendosur me sfidat dhe angazhim për një Shqipëri më të drejtë, më sociale dhe më njerëzore. Ai theksoi rëndësinë e barazisë para ligjit, respektimit të lirive dhe dinjitetit njerëzor, si dhe krijimit të mundësive që çdo qytetar të jetojë me siguri dhe mirëqenie në vendin e tij.

Albania
Bebet e para të 2026! Dy vajza lindin në maternitetet e Tiranës
Dy vajza janë bebet e para të lindura në Shqipëri në vitin 2026. Njëra erdhi në jetë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, ndërsa tjetra në maternitetin “Koço Gliozheni”.
Albania
Kisha Ortodokse nesër shërbesë për Vitin e Ri, përkon me 70-vjetorin e kryepeshkopit Joan
Të enjten më 1 janar 2026 në kishat ortodokse të Shqipërisë do zhvillohet Liturgjia e Shenjtë për kremtimin e Shën Vasilit. 1 janari përkon edhe me fillimin e vitit të ri kalendarik, teksa do të zhvillohet edhe Dhoksologjinë e Fillimit të Vitit të Ri, një lutje specifike e kishës ortodokse.
Në Tiranë, ceremonia do zhvillohet në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” dhe do fillojë në orën 08:00 të mëngjesit.
Gjithashtu, 1 janari përkon edhe me ditëlindjen e 70-të të Kryepeshkopit Joan, me Kryebariun e kishës që do drejtojë Shërbesën e Shenjtë në Tiranë. Pas Liturgjisë Hyjnore do ketë dhe pritje te Qendra Sinodike.
“Të dashur besimtarë, ju njoftojmë që ditën e enjte më 1 JANAR 2026, ora 8:00, do të zhvillohet Liturgji Hyjnore në Katedralen e Ngjalljes së Krishtit në Tiranë. Këtë ditë kremtojmë Rrethprerjen në mish të Zotit tonë Jisu Krisht, Shën Vasilin e Madh dhe Dhoksologjinë e Fillimit të Vitit të Ri”, njofton Kisha Ortodokse.
-
Albania19 hours ago“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
-
UK3 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania3 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania5 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK5 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Sports3 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK18 hours agoVizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim
-
UK2 days agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
