Gjatë vizitës në Fier, Basha u takua edhe me qytetarë të ndryshëm. Një prej tyre ishte edhe një vajzë, e cila u shpreh se ishte e zhgënjyer nga socialistët.
“Unë jam një ish socialiste e zhgënjyer dhe e demoralizuar nga këta manipulatorë, nga këta plehra. Një kryeministër që del edhe thotë……. këta legena, një kryeministër që ka bërë tetë vjet edhe thotë kjo është gjysma e rrugës tonë do edhe tetë vjet të tjera të na shtypi, të na vrasi. Ne mblidhemi këtu dhe vdesim nga virusi se sa të shtypemi nga ai.” Tha vajza e re.
Unë do punoj për të gjithë, do punoj edhe për socialistët, do punoj për të gjithë shqiptarët, të gjithë jemi vëllezër dhe motra dhe me 25 fitojnë të gjithë shqiptarët.” u shpreh lideri i opozitës.
Ndërkohë një nënë tregoi se i kishin hequr ndihmën ekonomike sepse ishte me PD.
“Unë jam pa ndihmë ekonomike, pa pune. Ndihma ekonomike më është hequr para dy vjetësh se than nuk të zë sistemi se jam me PD. Dy vjet nuk ma lënë, vetëm me 90 milek pension që në të njëjtën kohë duhet të marr 150 milek anliza dhe ilaçe për bashkëshortin. Femijët na kanë ikur nëpër botë. Ne duam një të ardhme për këta të rinj më të mirë” tha Nëna.
Lulzim Basha: “E di që ajo që kanë bërë me familjet në nevojë ekonomike është e pa shpirt sepse kam qenë në shtëpitë e tyre dhe i kanë hequr për një palë perde apo për një frigorifer të vjetër që ua kishin falur. Gjëja e parë që do bëj është korrigjimi i kësaj dhe futja në skemën e ndihmës ekonomike e të gjithë atyre që janë hequr në mënyrë të pa drejtë. Gjëja e dytë që do bëjmë është dyfishimi i ndihmës ekonomike se ajo që japin sot, ajo nuk mjafton për asgjë. Edhe dyfishimi është prapë minimumi i minimumit. Por e treta dhe më e rëndësishmja do mundësojmë që ekonomia të filloj të lëviz që ata që janë në gjendje pune të kenë mundësi të gjejnë një vend pune dhe ata që nuk janë në gjendje pune të paktën të akomodojnë fëmijët e tyre në punë. Këto janë tre prioritetet kryesore.”/Ora News/