Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me disa mjekë, ku u ka prezantuar këtyre të fundit programin e Partisë Demokratike.
Basha theksoi se situata në spitale është në kolaps dhe për këtë bën përgjegjës mendësinë e gabuar.
“Hapi i parë, “Paraja ndjek pacientin” përmes kartës së pacientit. Hapi i dytë ka të bëjë me reformën e të gjithë hallkave që do ta japin këtë shërbim. Situata në spitale është në kolaps total. Shkak për këtë mendësia e gabuar që ka çuar drejt centralizimit total. Sa më shumë është centralizuar menaxhimi, aq më pak ka shkuar paraja tek pacienti. Paraja ka shkuar në koncesionet e famshme të shëndetësisë. Paraja ka shkuar te tenderat sekretë gjatë kohës së pandemisë”, u shpreh Basha, teksa premtoi një fakultet të ri mjekësie.
“Hapi i dytё pёr tё ndalur kёtё rrallim dramatik tё mjekёve dhe infermierёve qё kujdesen pёr njerёzit ёshtё hapja e njё fakulteti tjetёr mjekёsie, shtimi i kapaciteteve pra pёr tё trajnuar mjekё tё rinj i cili nё gjykimin tonё do tё shërbejë pёrmes hapjes tё njё fakulteti tё ri tё mjekësisë qё ёshtё njё objektiv i yni pёr të cilin do tё punojmё qё nё fillim tё mandatit tё qeverisë sё dalё nga votat e 25 Prillit”, – tha Basha, ndërsa ritheksoi edhe njëherë paga 1200 euro për mjekët dhe 700 euro për infermierët.
Ndër të tjera ai tha se objektivi nuk ёdhtё arbitrar ёshtё plotёsisht i arritshёm ёshtё i buxhetuar dhe ёshtё i indeksuar me pёrvojat e rajonit madje me vendet fqinje qё na rrethojnë.