ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Prokurori i Koresë së Jugut kërkon 10 vjet burg për ish-presidenten Yoon, thotë Yonhap 4 hours ago
Kabineti i Japonisë miraton buxhetin rekord prej 785 miliardë dollarësh, zotohet të mbajë nën kontroll borxhin 4 hours ago
3,000 vende pune në rrezik në qytetin West Country, ndërsa prodhuesi i vetëm i helikopterëve në Mbretërinë e Bashkuar paralajmëron dalje 4 hours ago
Gjashtë oficerë të imigracionit akuzohen për komplot të dyshuar për vjedhje 4 hours ago
‘Kërkoni falje!’, kritikohet lideri i Partisë së Gjelbër për ‘fyerje fyese’ ndaj Mbretit Charles 4 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Basha prezanton planin për arsimin: Rritje pagash për mësuesit dhe pedagogët

albnews by albnews
3 February, 2021
in Albania
0
Basha prezanton planin për arsimin: Rritje pagash për mësuesit dhe pedagogët
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka prezantuar ditën e sotme programin për arsimin. Nën moton “Shqipëria fiton” dhe me prezencë të ekspertëve të arsimit, nga selia blu, Basha tha se ky plan është më i miri, duke e cilësuar arsimin si bazën dhe të ardhmen e shoqërisë.

Kryedemokrati theksoi se programi i tyre do të ndryshojë sistemin aktual të arsimit. Pika e parë e planit të Bashës është tekste falas për 350 000 nxënës.

RelatedPosts

Rriten çmimet referuese për zhdoganimin e automjeteve të përdorura

I kërkonte Franca, dy “skifterët” shqiptarë kapen në Angli, njërit i vendosin “Rolex” në këmbë

Në Himarë, Babagjyshi zbret nga qielli me parashutë

Gjithashtu ai theksoi se fëmijët e të gjitha familjeve në nevojë do të përfitojnë paket shkollore dhe tekste falas gjatë gjithë arsimit parauniversitar.

Basha duke iu referuar planit, premton se do të ofrojë për çdo të ri dhe çdo të rritur shqiptar deri në 35 vjeç kurse private pa pagesë të platformës së mirënjohur amerikane Wducation World Wide për 5 gjuhë të huaja.

Kreu i demokratëve u zotua se do të rrisin me 60% pagat e mësuesve dhe as edhe një mësues nuk do të marrë më pak se 700 Euro në muaj rrogë.

Gjithashtu Basha tha se do të rrisim pagat me 50%, duke ju garantuar pedagogëve shqiptarë paga prej 900 Euro në muaj dhe profesorëve paga prej 1300 Euro.

“Përsëris sot angazhimin tim para studentëve shqiptarë se me qeverinë e re të dalë pas zgjedhjeve të 25 prillit, ne do të paguajmë 10 mijë stazhe 12 mujore për studentët më të mirë çdo vit”, deklaroi kryedemokrati mes të tjerash.

Deklarata e plotë nga Lulzim Basha:

Të dashur qytetarë shqiptarë

Jam përsëri sot përpara jush, këtë herë me ndjenjë të veçantë entuziasmi.

Planet tona për ekonominë dhe shëndetësinë, të cilat u prezantuan këto ditë, kanë marrë shumë komente dhe mesazhe mbështetjeje nga ju.

Kjo na jep forcë dhe besim sepse shqiptarët kanë pritur shumë gjatë të dëgjojnë një plan serioz që vërtet do të realizohet.

Jo më premtime boshe, jo më premtime të pambajtura. Përpara jush janë vetëm angazhimet tona me përgjegjësi të plotë për çdo sektor të jetës tonë. Janë angazhimet tona për të ardhmen tonë të përbashkët që shumë shpejt do të trokasë këtë pranverë.

Në politikë angazhimet duhen bërë realitet, përndryshe, si në çdo vend normal, populli e dërgon qeverinë në shtëpi. Fatkeqësisht në këto 8 vite, premtimet u shndërruan në mashtrime dhe manipulime. Faturën e paguajnë shqiptarët. Edi Rama do duhej të ishte larguar prej kohësh.

Unë jam këtu për t’iu garantuar se gjërat mund dhe do të ndryshojnë. Se bashkë do ta arrijmë ta sjellim këtë ndryshim.

Të dashur vëllezër dhe motra.

Ne po prezantojmë planet për çdo fushë, po ka vetëm një plan që na prek të gjithë, një plan që është për të ardhmen e Shqipërisë, për të ardhmen e fëmijëve tanë, për të ardhmen e familjeve tona, për të ardhmen e të gjithë shqiptarëve.

Jam krenar t’ju prezantoj sot planin tonë të arsimit. Një plan që pas shumë muajsh punë edhe ekspertizë të lartë, e them me bindje se është më i miri për Shqipërinë.

Të dashur qytetarë shqiptarë kudo ku ndodheni,

Arsimi është baza e shoqërisë tonë.

Suksesi i fëmijëve tanë, është suksesi ynë.

Nëse ata nuk ia dalin, ne jemi të dështuar. E ardhmja jonë vihet në pikëpyetje.

Gjatë muajve të fundit kam punuar me specialistët më të mirë të arsimit, si nga Shqipëria, edhe nga jashtë vendit, për t’i dhënë Shqipërisë një plan pune konkret. Një plan pune që do të ndryshojë rrënjësisht sistemin tonë arsimor dhe përfitimet për ju.

Ajo çka i duhet fëmijës, është një i rritur që beson tek ai.

Por qeveria aktuale nuk beson as tek fëmijët shqiptarë dhe as tek shqiptarët.

Çdo fëmije duhet t’i garantohen kushtet nga shteti, që të jetë në gjendje të sigurojë jetën dhe të ketë mundësi dhe shanse të ecë përpara, si të gjithë moshatarët në Europë. Dhe jo të përjashtohet pa iu dhënë fare shansi të studiojë në kushte të barabarta.

Është e papranueshme për mua që të kemi fëmijë dhe familje shqiptare që nuk janë në gjendje të përballojnë dot kostot e teksteve shkollore! Kjo ka pasoja të pariparueshme për gjithe jetën e tyre. Pa shkollë, pa arsim, pa përgatitje, ata do të ndihen dhe në fakt do të jenë të përjashtuar nga shoqëria, nga tregu i punës. Dhe jo për fajin apo paaftësinë e tyre. Por vetëm sepse qeveria u tregua e padrejtë me ta.

Është e papranueshme që fëmijët të detyrohen të braktisin shkollën vetëm sepse e kanë të pamundur prej kushteve sociale dhe ekonomike të familjeve të tyre. Ne duhet të garantojmë që do të bëjmë gjithçka që fëmijët tanë që fëmijët tanë, brezi i ri të marrë një shkollimin dhe profesionin që meriton për jetën.

Kjo është beteja më e madhe për të ardhmen e Shqipërisë.

Një betejë që kryeministri në ikje e ka braktisur, ashtu si edhe shumë të tjera, në këta 8 vite.

Siç ju kam thënë, edhe plani në vijim, njësoj si planet e tjera të shpalosura deri tani, nuk është premtim!

Është angazhimi që ndërmarr ndaj jush me përgjegjësinë më të lartë.

Një kryeministër që nuk i mban zotimet, pas 4 vitesh nuk mund të kandidojë më për mandat të dytë.

Unë do t’i mbaj angazhimet e mia! Ju jeni ata që do më gjykoni nesër.

Dhe tani pikat kryesore të plani tonë për arsimin:

1.Angazhohem se do të siguroj tekste shkollore të reja falas, për 350 000 nxënës.

Po kështu fëmijët e të gjitha familjeve në nevojë do të përfitojnë paket shkollore dhe tekste falas gjatë gjithë arsimit parauniversitar. Nuk do të lëmë asnjë fëmijë pa ndihmuar.

2.Angazhohem se do të hartojmë një program arsimor modern, përmes të cilit do t’u japim mundësinë të rinjve të Shqipërisë që duan një profesion, ta marrin atë gjatë periudhës së arsimit të tyre.

3.Do të ofroj për çdo të ri dhe çdo të rritur shqiptar deri në 35 vjeç kurse private pa pagesë të platformës së mirënjohur amerikane Wducation World Wide për 5 gjuhë të huaja—anglisht, gjermanisht, spanjisht, frëngjisht dhe italisht! Të rinjtë tanë në shkolla dhe ata në tregun e punës duhet dhe do të jenë gati për investimet e mëdha që do të vijnë në Shqipëri me qeverinë e re, do të jenë gati për të mbushur vendet e reja të punës në turizëm, në prodhim, IT apo shërbime.

4.Angazhohem që nëpërmjet programit “Shqipëria fiton arsimin”  ne do të ofrojmë program pas-shkollor dhe ushqim për orët shtesë e cila do t’ju vijë në ndihmë fëmijëve për përforcimin e dijeve të marra dhe do t’i mbajë fëmijët të sigurt në shkollë dhe larg rrugëve.

5.Nëse fëmijët janë e ardhmja jonë, atëherë përgjegjësit për këtë të ardhme janë mësuesit e fëmijëve tanë. Ata meritojnë më shumë. Po ama vërtet më shumë. Dhe unë angazhohem që t’u jap më shumë. Ne do të rrisim me 60% pagat e mësuesve dhe as edhe një mësues nuk do të marrë më pak se 700 Euro në muaj rrogë. Kështu ne do sjellim më shumë të ardhura dhe mirëqenie për 35 000 familjet e mësuesve tanë të arsimit parauniversitar.

6.Kjo periudhë e tmerrshme e pandemisë, nxori zbuluar se si kjo qeveri ka vetëm fjalë dhe premtime boshe. Qeveria i detyroi fëmijët të mësonin nga shtëpia, kur shumë prej tyre nuk kanë as tabletë, as leptop, as kompjuter! Prandaj shumë fëmijë shqiptarë rrinë sot në shtëpi duarkryq dhe të përjashtuar, sepse kjo qeveri e shkëputur nga njerëzit, nuk e di që ata s’i kanë mundësitë të mësojnë nga shtëpia.

Ne do ta ndryshojmë këtë!

Unë angazhohem që brenda 4 viteve, çdo familje do të ketë të paktën 1 tabletë, leptop ose kompjuter në shtëpi.

Kjo është e ardhmja jonë dhe ne të ardhmen tonë s’mund ta lëmë në duart e atyre që janë shkëputur krejtësisht nga hallet e përditshme dhe hallet e njerëzve.

Ne do të sjellim arsimim cilësor për të gjithë. As edhe një nxënës nuk do të lihet pas dore apo diskriminohet. Do të arsimojmë çdo fëmijë, pavarësisht statusit të tyre social, ekonomik apo aftësive të kufizuara. E përsëris, nuk do të ketë bir dhe bijë shqiptari që të mbetet pa arsim për shkak të pamundësive ekonomike të prindërve të tyre.

Të dashur bashkëqytetarë. Të dashur student dhe pedagogë.

Kjo qeveri e ka lënë pas dore arsimin e lartë dhe i ka braktisur universitetet dhe studentët. Studentët shqiptarë shkëlqejnë në mbarë botën përveçse këtu në vendin e tyre. Nuk ka asnjë arsye pse mos t’i mbajmë të rinjtë tanë në Shqipëri po për këtë duhet urgjentisht të përmirësojmë arsimin e lartë.

1.Unë angazhohem se do garantoj pavarësinë e universiteteve dhe lirinë e nevojshme akademike, duke e miratuar menjëherë sapo të zgjidhem kryeministër ligjin e ri për arsimin e lartë, në bashkëpunim me akademikët, specialistët më të mirë dhe vetë studentët dhe në përputhje me standardet dhe parimet më të avancuara bashkëkohore europiane.

2.Angazhohem se do të rrisim pagat me 50%, duke ju garantuar pedagogëve shqiptarë paga prej 900 Euro në muaj dhe profesorëve paga prej 1300 Euro.

3.Ne do të paguajmë plotësisht koston e tarifave të ciklit të parë apo të dytë të studimeve pasuniversitare për çdo studentët dhe studente që vjen nga familje me të ardhura nën 64.000 Lekë të vjetra në muaj. Dhe ne do të financojmë 50% për studentët nga familje me të ardhura mbi 640 mijë lekë të vjetra në muaj.

4.Ne do investojmë tek studentë e shkëlqyer duke i mundësuar atyre studimin në universitetet më të mira të botës, si dhe duke mbështetur programin Brain Gain, i cili nuk nuk do të bazohet më mbi nepotizëm e ndërhyrje politike, por mbi bazën e meritokracisë.

5.Përsëris sot angazhimin tim para studentëve shqiptarë se me qeverinë e re të dalë pas zgjedhjeve të 25 prillit, ne do të paguajmë 10 mijë stazhe 12 mujore për studentët më të mirë çdo vit.

  1. Grante për Institucionet Publike të Arsimit të Lartë, është angazhimi tjetër i qeverisë tonë për modernizimin e infrastrukturës fizike e pedagogjike. Ofrimi i arsimit të lartë të digjitalizuar, me investim në vlerën 36 milionë euro, me fokus laboratorët e parqet e teknologjisë së informacionit, zona me internet falas dhe pajisje të teknologjisë së informacionit, që do të përdoren falas nga pedagogët dhe studentët pa pagesë.

7.Një vend të veçantë në platformën tonë ka financimi i dedikuar për gratë dhe vajzat në sektorët me përparësi të lartë.

Të dashur qytetarë shqiptarë. Në mënyrë të përmbledhur këto janë disa prej pika kryesore të planit tonë të arsimit.

Ky është plani ynë për të ardhmen e Shqipërisë.

Me këtë plan, Shqipëria fiton!

Me këtë plan, shqiptarët fitojnë, sepse ne mund të bëjmë më shumë!

Ne do të bëjmë më mirë!

Dhe ne të gjithë do bëhemi më mirë!

Më 25 prill do ta largojmë qeverinë më të keqe në historinë e Shqipërisë dhe bashkë do ta ndryshojmë të ardhmen tonë.

Ju falemnderit!

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Prokurori i Koresë së Jugut kërkon 10 vjet burg për ish-presidenten Yoon, thotë Yonhap

Prokurori i Koresë së Jugut kërkon 10 vjet burg për ish-presidenten Yoon, thotë Yonhap

26 December, 2025
Kabineti i Japonisë miraton buxhetin rekord prej 785 miliardë dollarësh, zotohet të mbajë nën kontroll borxhin

Kabineti i Japonisë miraton buxhetin rekord prej 785 miliardë dollarësh, zotohet të mbajë nën kontroll borxhin

26 December, 2025
3,000 vende pune në rrezik në qytetin West Country, ndërsa prodhuesi i vetëm i helikopterëve në Mbretërinë e Bashkuar paralajmëron dalje

3,000 vende pune në rrezik në qytetin West Country, ndërsa prodhuesi i vetëm i helikopterëve në Mbretërinë e Bashkuar paralajmëron dalje

26 December, 2025
Gjashtë oficerë të imigracionit akuzohen për komplot të dyshuar për vjedhje

Gjashtë oficerë të imigracionit akuzohen për komplot të dyshuar për vjedhje

26 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result