ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Presidenti Trump mbërrin në Mbretërinë e Bashkuar për vizitë zyrtare 1 hour ago
“Një prej luanëve nuk jeton më!” Nga Trump e Clinton te Meryl Streep, reagimet për humbjen e Redford 4 hours ago
Ka për të bërë dhe 11 ditë burg, Vangjush Dako përfundon në spital pas vendimit të Apelit 4 hours ago
BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut 4 hours ago
Donald Trump dhe bashkëshortja e tij fluturojnë drejt Londrës 6 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Basha prezanton programin ekonomik

albnews by albnews
28 January, 2021
in Albania, Technologji
0
Basha prezanton programin ekonomik
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Partia Demokratike prezantoi sot programin për rritjen ekonomike.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se programi ekonomik është produkt i muajve punë nga ekspertët më të mirë.

RelatedPosts

Ka për të bërë dhe 11 ditë burg, Vangjush Dako përfundon në spital pas vendimit të Apelit

BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut

Një portret i paautorizuar për Fatos Nanon, sot që mbush 73 vjeç

Duke përmendur objektivat e këtij programi, Basha tha se, “dyfishimi i të ardhurave për frymë është objektivi ynë parësor, pasi kjo prek dhe përmirëson jetët e të gjithë shqiptarëve, të çdo familjeje, të çdo shtëpie, të çdo fëmije, prindi, gjyshi e gjysheje.

“Koalicioni ynë qeverisës angazhohet përmes programit tonë që shënjestron sektorë të caktuar të dyfishojmë të ardhurat për frymë. Ne angazhohemi ta zhdukim varfërinë ekstreme. Nuk do të ketë më familje shqiptare që do të vuajnë për bukën e gojës, ujë dhe drita. Kjo plagë e tmerrshme është zmadhuar dhe dhëmbë sot më shumë se kurrë më parë”.

“Nuk do të kemi më ministra që shumëfishojnë pasuritë si në administratën e Ramës, por do të punojmë fort për të zhdukur mjerimin, varfërinë ekstreme në familjet shqiptare, dhe hapi i parë do të jetë dyfishimi i ndihmës ekonomike për të gjitha familjet në nevojë. Për të gjitha familjet në nevojë, shumë prej të cilave sot janë jashtë skemës së ndihmës ekonomike”, tha ai.

“Me zbatimin e programit tonë varfëria në tërësi do të ulet brenda mandatit tonë të parë me 50 %, ndërsa të gjithë treguesit e varfërisë do të përmirësohen me masat tona konkrete dhe të prekshme. Javët në vijim shpalosja e ofertës tonë do të bëjë qartë kategori për kategori, familje për familje për çdo trevë shqiptare, për çdo fasho të të ardhurave të çdo individi apo familje, profesione, moshë, benefitet direkte të këtij programi për ju dhe familjet tuaja”, tha Basha.

“Shtresa e mesme është motori i zhvillimit, sepse nxit transformimin e shoqërisë, nxit inovacionin dhe ecjen përpara të ekonomisë. Një shtresë e mesme e fortë është po kështu garante e stabilitetit ekonomik dhe politik të vendit. Një shtresë e mesme e fortë është faktor kyç për nxitjen e rritjes ekonomike”, theksoi Basha.

“Familja është në qendër të politikave tona. Familja shqiptare është qendra, shtylla e politikave tona. Shqipëria do të fitojë me familje më të arsimuara, ma familje me të ardhura të sigurta, me familje që marrin mbështetje nga shteti dhe që paguajnë taksa të ulëta, të cilat do të ulin shpenzimet familjare dhe do të rrisin mirëqenien”, tha Basha.

Po ashtu Basha nënvizoi se, “rinia ka qenë është dhe do të jetë në këtë program fokusi kryesor i imi personal dhe i politikave tona. Rinia shqiptare është fokusi i këtij programi dhe e ardhmja e vendit, çdo masë, reformave fiskale, taksave, fushës së arsimit, politikat e nxitjes së investimeve të punësimit kanë për qëllim kryesor promovimin e të talentuarve dhe të aftëve dhe thithjen e talenteve të reja”.

“Largimi i të rinjve, largimi i potencialeve njerëzore është një katastrofë kombëtare dhe ndoshta çështja më e rëndësishme që do të ndikojë në të ardhmen tonë”, tha Basha, i cili shtoi se, “angazhimi i parë i programit tonë është minimumi 110 mijë vende të reja pune për shqiptarët, përmes përmirësimit të klimës së biznesit dhe tërheqjes së investimeve të huaja”.

“Unë angazhohem të rris pagën minimale dhe ta çoj atë në 36 mijë lekë të reja në muaj, zotimi im i para 2 viteve para bashkimit të sindikatave shqiptare, është sot pjesë e planit tonë ekonomik. Rritja e pagës do të bëhet duke krijuar lehtësira për biznesin, duke e mbështetur atë, që jo vetëm të rritet paga minimale, por edhe numri i të punësuarve dhe jo siç ndodh sot, ku për shkak të kostove, taksave, gjobave, biznesi detyrohet të shkurtojë vende pune”, u shpreh Basha.

“Për 8 vite Rama ua rriti taksat shqiptarëve dhe i varfëroi ata, unë angazhohem t’i ul taksat mbi të ardhurat personale në 9 %, duke ruajtur fashën mbrojtëse ekzistuese prej 30 mijë lekësh, dhe po kështu të vendosim taksën 9 % të fitimit mbi të gjitha sipërmarrjet shqiptare me një xhiro vjetore mbi 14 milionë lekë të reja. Unë angazhohem të ul sigurimet shoqërore në vlerën 18 %. Totali i taksave dhe tarifave vendore i bizneseve të vogla e të mesme nuk do të jetë më i lartë se 0.5 % e xhiros. Ky është angazhimi im dhe i qeverisë sime për biznesin e vogël e të mesëm”, tha Basha.

“Një nga vendimet e para të qeverisë të dalë nga vota e 25 prillit do të jetë anulimi i taksës Rama prej 24 lekë të reja për litër mbi karburantin”, theksoi kreu i PD, i cili shtoi se, “prej ditës së parë të qeverisë së re të dalë nga vota juaj më 25 prill çdo litër karburant do t’ju kushtojë 240 lekë më pak të vjetra sesa ju kushton sot. Taksa Rama mbi karburantin do të eliminohet.

“Angazhohem se do të rrisim pensionet me të paktën dyfishin e normës së inflacionit dhe në çdo rast jo më pak se 5 % në vit, me synimin që në fund të mandatit tonë të parë pensionet mesatare shqiptare të kenë kaluar pensionet mesatare të rajonit”, shtoi Basha.

“Angazhohem të ul çmimin e energjisë elektrike dhe çmimin e karburanteve, çka padyshim do të ndihmojë jo vetëm klimën e biznesit, por dhe familjet shqiptare. Do t’ju vijmë në ndihmë të gjitha familjeve shqiptare dhe sidomos çifteve të reja pa përjashtuar askënd. Ne do të mbulojmë shpenzimet arsimore për tarifat universitare për 90 % të studentëve që vijnë nga familje me të ardhura më pak se 640 mijë lekë të vjetra në muaj”, u shpreh Basha.

“Ne do t’iu japim fëmijëve të kenë mundësinë të kenë programe passhkollore edukative dhe do t’iu ofrojmë atyre ushqim në shkollë për orët shtesë. Kështu do ti mbajmë fëmijët tanë të sigurt dhe larg rrugëve. Tekstet shkollore do të jenë falas për të gjithë ciklin parauniversitar. Arsimi, dija, përgatitja e brezit të ri. Ne do të investojmë që çdo fëmije t’i jepet mundësi e barabartë për të pasur sukses. Familjet shqiptare po vuajnë prej kohësh dhe kjo qeveri vetëm i ka shpërfillur vuajtjet, sakrificat e tyre të dhimbshme për arsimimin e fëmijëve të Shqipërisë”, tha Basha.

“Ne do të mbështesim familjet shqiptare. Çdo familje do të përfitojë për të porsalindurit një pagesë mujore prej 3 mijë lekë të reja për pesë vitet e para të jetës. Çdo vit të qeverisjes time 5 mijë çifte dhe familje të reja do të përfitojnë nga subvencionimi i plotë i interesave të kredive për strehim, çka do të thotë për ju të sapomartuar apo të sapofejuar apo që doni të hidhni këtë hap në jetë, por që nuk keni asnjë mundësi as ta çoni nëpër mend blerjen e një banese, se pas 25 prillit qeveria juaj do të paguajë 100 % interesat bankare për çdo kredi që do të merrni për të blerë një apartament apo një banesë”, tha Basha, i cili shtoi se, “në fund të mandatit tonë të parëa, do të jenë 20 mijë çifte dhe familje të reja që do të kenë siguruar strehim përmes kësaj skeme të subvencionimit të interesave”.

Basha tha se, “ne do të japim një financim rekord nga buxheti i shtetit për fermerët. Për herë të parë, me qeverinë e dal nga vota e 25 prillit fermeri shqiptar do të ketë të njëjtën mbështetje si fermerët e vendeve fqinje. 100 milionë euro mbështetje direkte, si dhe sigurimin e fondeve për çdo kulturë bujqësore ose blegtorale”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Presidenti Trump mbërrin në Mbretërinë e Bashkuar për vizitë zyrtare

Presidenti Trump mbërrin në Mbretërinë e Bashkuar për vizitë zyrtare

16 September, 2025
“Një prej luanëve nuk jeton më!” Nga Trump e Clinton te Meryl Streep, reagimet për humbjen e Redford

“Një prej luanëve nuk jeton më!” Nga Trump e Clinton te Meryl Streep, reagimet për humbjen e Redford

16 September, 2025
Ka për të bërë dhe 11 ditë burg, Vangjush Dako përfundon në spital pas vendimit të Apelit

Ka për të bërë dhe 11 ditë burg, Vangjush Dako përfundon në spital pas vendimit të Apelit

16 September, 2025
BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut

BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut

16 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result