Basha prezanton programin për teatrin, kulturën dhe trashëgiminë

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ditën e sotme ka prezantuar programin e Partisë Demokratike, për artin, kulturën dhe trashëgiminë.

Ndër të tjera Basha tha se në këto vite kryeministri në ikje nuk ka bërë asgjë për artin dhe artistin.

“Në këtë shesh u thanë shumë. Nuk më ka mbetur gjë tjetër vetëm të theksoj vullnetin e palëkundur. Unë vij këtu me peshën e rëndë të përgjegjësisë. E kam thënë se zgjedhjet e 25 prilli janë vendimtare sepse këto ditë po luftojmë për të ardhmen e Shqipërisë.

Në këto zgjedhje ngrihet pyetja nëse do të vazhdojmë në rrugën e shkatërrimit, largimit nga Europa apo do të zgjedhim ndryshimin një të ardhme më të mirë duke u bërë pjesë e BE që do të prekë dhe përmirësojë jetët e të gjithë shqiptarëve”, tha Basha.

Gjatë këtij takimi, aktivistët e Teatrit Kombëtar i bënë dhuratë kryedemokratit një maket të godinës e cila u shemb.

Ishte regjisori Robert Budina ai i cili prezantoi dhuratën, ndërsa theksoi se kultura do të jetë ambasadori më i mirë i Shqipërisë për anëtarësimin në BE.

Ndërkohë disa nga aktorët janë shprehur se arti në Shqipëri nuk ka pasur mbështetjen e duhur.

Në fjalën e saj Albana Vokshi theksoi se shkatërrimi i teatrit me fadroma në mes të pandemisë përbën dëshminë së në këto 8 vjet vendi po drejtohet nga një njeri i rrezikshëm dhe që dhunon vendin.

“Shkatërrimi i teatrit me fadroma, në mes të pandemisë, natën dhe nën terror policor përbën dëshminë se në këto 8 vjet, vendi po drejtohet nga një njeri i rrezikshëm, që dhunon popullin e vet, duke i shkatërruar pikat e referimit nga njëra anë dhe duke e varfëruar nga ana tjetër.

Nuk ka Edi Rama asnjë qëllim tjetër veç përfitimit personal në historinë e teatrit. Ka dashur gjithmonë ta shembë për të ngritur aty mostra betoni.

Një ministër, siç ishte Edi Rama 20 vjet më parë, i cili lejoi shndërrimin e teatrit në bingo, nuk mund të na gënjejë me projekte 3D, pas të cilave fshihen kullat e pastrimit të parave të korrupsionit”, tha Vokshi.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Flulzimbasha.al%2Fvideos%2F287479036150190%2F&show_text=false&width=560
Share This Article