Basha: Protesta e radhës më 16 mars

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!


Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka mbyllur protestën e katër me radhë të opozitës në Shqipëri, me ftesë që të gjithë të marrin pjesë në protestën e radhës, më 16 mars.

Basha, bashkë me kolegë të tjerë, pasi ka dorëzuar mandatin e tij në edhe KQZ, tha se më 16 mars vjen uragani i pamposhtur.

“Zgjidhja politike është largimi një orë e më parë i shkaktarit kryesor, kryezullumqarit Edi Rama. Ikja e tij fundi i pjesës së parë të kësaj beteje që do të vazhdojë. Edhe miqtë e tij më të ngushtë, me gjysmë zëri e dinë fare mirë të vërtetën që ju keni buçitur sot. Edi Rama ka mbaruar, regjimi i tij ka marrë fund. Sado të përpiqet ta zgjasë agoninë e tij, aq më shumë do t’i shtohet makthi para popullit dhe fatura që do të paguajë para drejtësisë. I bëj thirrje shqiptarëve të marrin pjesë në një akt tjetër të madh që do të na bashkojë me 16 mars në protestën vendimtare për të përcjellë kufomën politike të sektit kriminal të Rilindjes, për të shpëtuar Shqipërinë, madje për të çliruar edhe Partinë Socialiste”, tha ai.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply