Basha publikon meszhin nga Kuvendi: Shqiptarët s’kanë bukë të hanë, ju flisni për satelitë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar , një pjesë të fjalës së tij të mbajtur në Kuvend.

Në video Basha shprehet i vendosur se asgjë nuk do ta ndalë rrugën për ndryshim, duke shtuar se llumi i tranzicionit është vetëm një , pavarësisht se buron nga një parti apo një parti tjetër.

Më tej ‘Basha’ thumbon Ramën, duke thënë se flet për satelitë, ndërkohë që njerëzit nuk kanë bukë për të ngrënë.

“Llumi i tranzicionit është një dhe vetëm një, pavarësisht nëse buron nga një parti apo nga një parti tjetër. Pavarësisht se drekon apo darkon me të njëjtët oligarkë apo aktorë të krimit të organizuar dhe përpiqet të influencojë opinion publik përmes të njëjtave ekrane, ekraneve të kapura.

Është i njëjti  llum dhe ka të njëjtat interesa, ju bashkojnë të njëjtat gjera, Status quo-ja. Dhe status quo-ja është kjo që të flisni për satelitë ndërkohë që njerëzit nuk kanë bukë për të ngrënë”, shprehet Basha.

Ndërkohë krahas videos, Basha shkruan: Nuk ka forcë ta ndalë rrugën për ndryshim, kundër të gjitha pengesave, kundër status quo-së, për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë, për çdo shqiptar.

Share This Article