Basha: Që të fitojë rinia shqiptare, duhet të largojmë Edi Ramën

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari Basha gjatë komunikimit me studentët tha se sfida më e madhe e qeverisë së tij pas 25 prillit është frenimi i ikjes së të rinjve nga vendi dhe kthimi i atyre që studiojnë jashtë.

Faktet flasin vet, 75% e të rinjve duan të largohen nga vendi. 94% e atyre që studiojnë jashtë nuk duan të kthehen në Shqipëri. Të dyja këto më dëshpërojnë jashtë mase. E vërteta është fare e thjesht, që të fitojë rinia shqiptare, që të fitojë Shqipëria, duhet të largojmë Edi Ramën. Njeriun që ka marrë peng vendin dhe fatet e tij, njeriu që ka marrë peng fatet e rinisë shqiptare”, tha Basha.

Kreu i opozitës përsëriti angazhimin e tij për të abroguar ligjin e Ramës për Arsimin e Lartë dhe në vend të tij, hartimin e një ligji nga pedagoët dhe ekspertët më të mirë konsultuar me vetë studentët.

Ligji për arsimin e lartë ishte vetëm paralajmërimi i parë në betejën e padrejtë midis një qeverie dhe një kryeministri, i cili sheh tek rinia kërcënim ndaj pushtetit absolut, arrogant dhe të korruptuar. Ligji i arsimit të lartë u konceptua si një ligj për t’iu nënshtruar, t’ju skllavëruar, për t’ju depersonalizuar ju, universitetet dhe pedagogët. Ndaj dhe akti i parë në programin tonë, i cili do të marrë jetë pas zgjedhjeve të 25 prillit, është abrogimi i ligjit për arsimin e lartë dhe një ligj i ri i përmasave dhe parimeve europiane, i ndërtuar me ekspertizën më të mirë të ekspertëve tanë, të pedagogëve dhe ndihmën tuaj në dialog me ju dhe shoqatat e studentëve”, tha Basha.

Basha apeloi të rinjtë, studentët dhe gjithë shqiptarët që të bëhen bashkë që me 25 prill të bëjnë të mundur ndryshimin që pret dhe meriton Shqipëria.

Share This Article