Basha: Qeveria asnjë masë për valën e dytë të pandemisë

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i PD-së Lulzim Basha në një bashkëbisedim sot me gazetarët deklaroi se qeveria nuk ka marrë asnjë masë për të përballuar valën e dytë të pandemisë.

Basha tha se shumica dërrmuese e qytetarëve nuk mund ta përballojnë koston e paketës së trajtimit me paratë e tyre, sepse shkon 600 mijë lekë në muaj, për të mos llogaritur çmimet e tjera që i mbivendosen.

“Kjo situatë nuk është e re, ka 9 muaj, që nga fillimi i pandemisë, që qeveria nuk ka marrë asnjë masë, asnjë plan serioz për t’u përballur, vetëm justifikime, deklarata  kundërthënëse të Kryeministrit që i është mbivendosur opinionit të ekspertëve dhe rezultati është se edhe vala e dytë me sa duket ka nisur dhe e gjen kabinetin e tij të papërgatitur për t’iu përgjigjur emergjencës shëndetësore”, tha Basha.

Po ashtu, Basha shtoi se “kam katër javë që kam kërkuar të merren 4 hapa të thjeshtë. Hapi i parë, të çohet numri i testimeve në 2500 testime në ditë. Kjo është e rëndësishme, sepse bën të mundur në mënyrë aktive testimin në kohë të dyshuarve për infeksion, evidentimin e atyre që e kanë marrë virusin. Menjëherë pas kësaj testimin e personave që kanë pasur kontakt me personin infektuar. Izolimin e atyre që janë për t’u izoluar në kushte karantinimi në shtëpi, trajtimin e atyre që kanë nevojë të trajtohen në spital dhe mbylljen e zinxhirit të infeksionit”.

Gjithashtu Basha propozon edhe hapa të tjerë që duhen marrë në këtë situatë të pandemisë.

“Hapi i dytë, është që shqiptarëve të sëmurë me COVID-19, t’u rimbursohet tërësisht paketa e ilaçeve. Shqipëria i ka të gjitha mundësitë që askush të mos e humbasë jetën se nuk arrin dot të blejë një apo disa, apo të gjithë paketën e ilaçeve për t’u trajtuar. Hapi i tretë, që kam katër javë që kërkoj është mobilizimi total i sistemit, për t’u përballur me çdo nivel të trajtimit të sëmurëve. Hapi i katërt është bonusi 1000 € për mjek, 500 € për çdo infermier”, tha Basha.

Share This Article