Lideri i opozitës Lulzim Basha ka nxjerrë këtë mbrëmje në emisionin opinion një sërë shifrash e dokumentash në lidhje me numrin e viktimave prej koronavirusit.
Basha u shpreh se qeveria ka bërë politikë me numrat duke fshehur shifrat reale për infektimet dhe vdekjet e ndodhura nga Covid. Kryedemokrati nxorri në emision disa dokumenta që sipas tij vijnë nga morgu dhe tregojnë se shifrat e të vdekurve janë mbi dyfish nga ato që ka raportuar qeveria.

Basha: Kjo që keni përpara, ka ardhur nga një denoncim që është verifikuar me vdekjet e raportuara dhe vdekjet e ëvrtetuara në morgun e Tiranës. Vetëm në spitalet Covid, jo atyre që kanë vdekur në shtëpi. Ne disponojmë edhe emrat e viktimave


Fevziu: Një jurist thotë nëse ato që zoti Basha po thotë nuk janë të vërteta po kryen vepër penale. Përhapja e informacionit të rremë që përhapin panik, neni 267.
Basha: Metodat e diktaturës nuk pijë ujë me mua. Se nuk po përdor ndonjë shprehje më tironce që ti them se nuk më ashtu… fare. Nuk më impresionon fare. Detyra ime është të bëjë transparencë sepse me këtë transparencë shpëtohen jetë.
Fevziu: Çështja është a jeni ju 100% i bindur?
Basha: I bëj thirrje për herë të pesë Prokurorisë të shkojë tani te morgu. Dua të mos kem të drejtë. Dua që Shqipëria të jetë me kapacitete spitalore më të mira. Dua që pacientët të marrin trajtimin që meritojnë, të jenë sa më të shëndetshëm. Por nuk është detyra juaj si gazetar që të prezumoni se unë e kam gabim. Spitalet janë plotë dhe kanë qenë 13 ambulanca që prisnin në radhë. I mbanin ambulancat se do nxirrnin pa u shëruar dhe kush do vdiste për t’i futur brenda në spital./Express


