ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
PD: Nadir Çausholli, nga manipulimet në tregun farmaceutik, tek ndërtimi i hotelit luksoz në Shkëmbin e Kavajës me Visin e Pojës 9 hours ago
“Ndjesë për tavanin!” Djemtë e Kombëtares pastrojnë dhomën e zhveshjes para largimit 9 hours ago
A po e humbasin votuesit e Trump besimin te udhëheqësi i tyre “perfekt”? 9 hours ago
Donald Trump pretendon se fituesi i Çmimit Nobel për Paqen i tha se duhej ta kishte fituar atë 9 hours ago
Titujt e Gazetave ne UK 9 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Basha: Qeveria ka përballë një PD më të fortë sesa ç’u fut në zgjedhje

albnews by albnews
2 June, 2021
in Albania
0
Basha u kërkon demokratëve lezhjanë votëbesimin më 13 qershor
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë sot një takim me demokratët e Kamzës në kuadër të fushatës për kreun e kësaj force politike. Në fjalën e tij, Basha tha ndër të tjera se PD nuk është dorëzuar dhe se po përdoret çdo instrument për të kthyer demokracinë dhe shpresën për njerëzit.

FJALA E PLOTË:

RelatedPosts

“Ndjesë për tavanin!” Djemtë e Kombëtares pastrojnë dhomën e zhveshjes para largimit

Arrestohet polici në Fushë-Krujë, AMP: Efektivi u kap në një parcelë me 65 bimë kanabis

Silvinjo pas fitores: Një ditë e rëndësishme, një ndeshje e paharrueshme

Shkaku se pse masakra e 25 prillit jo vetëm që nuk na përgjysmoi por na rriti numerikisht, politikisht dhe moralisht dhe na ka bërë më të gatshëm dhe më të aftë për tu bërë gati për ta çuar deri në fund misionin që kemi marrë para shqiptarëve. Sepse rruga e kundërt sot do të ishte rruga e barazimit me të dhe në fakt ky është një nga dy hilet që ai po përdor. Djallëzia e parë është të na barazojë dhe si mund të na barazojë, duke na shtrirë dorën e bashkëpunimit pa kushte. Pra, pasi ka vjedhur shpresën e shqiptarëve për ndryshim, pasi ka tjetërsuar votën e tyre, të na bëjë pjesë të vjedhjes, pra, të na mbylle gojën e të na ndalë misionin që është vetëm i yni dhe që vetëm ne kemi këllqet për ta çuar deri në fund.

Dy gjëra t’i themi qartas sa i përket qëndrimit tim, sot si kryetar i Partisë Demokratike dhe nesër me besimin tuaj për të vazhduar betejën: një, rezultati i 25 prillit, tjetërsimi i vullnetit të zgjedhësve shqiptarë nuk do të njihet dhe nuk do të pranohet. Dhe dy, nuk ka bashkëpunim me regjimin e Edi Ramës, Tom Doshit me shokë, por ka atë që bën çdo qytetar me dinjitet në Europë, çdo familje politike me dinjitet ka përballje me anti-vlerat, ka betejë me regjimin deri në rrëzimin e regjimit dhe deri në rikthimin e Shqipërisë në një vend me demokraci dhe me zgjedhje normale.
Ndaj tani i gjendur përballë këtij realiteti ai po përpiqet dhe do vazhdojë të përpiqet të shfrytëzojë çdo mundësi, të jemi të ndershëm me njëri-tjetrin. Kjo që po bëjmë tani është një nga vlerat që na distancon me çdo parti tjetër, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan. Ai e ka kthyer partinë e tij në një stallë lopësh. Ne bëjmë garë, ne bëjmë debat, ne bëjmë konkurrencë, ne vendosim një anëtarë një votë, dhe ky është një avantazh i padiskutueshëm. Po brenda këtij avantazhi ka dhe një risk për të cilin jam shprehur dhe dua ta përsëris, në kushtet kur me gjithë masakrën zgjedhore ka përballë një Parti Demokratike më të fortë, më të madhe sesa ç’u fut në betejën e 25 prillit, hileja e dytë që do të përdor është përpjekja për të na e kthyer këtë proces por ndoshta dhe proceset e tjera, në një mekanizëm përçarjeje.

Dhe me këtë kam parasysh faktin se dilemat nëse 25 prilli ishte masakër zgjedhore apo fitore e Edi Ramës, të artikuluar pa thellësinë e përgjegjësisë që ka çdokush prej jush që ka qenë në këtë betejë, mund të lindin fillesat e një përçarjeje të re mes nesh. Sepse siç e kam thënë prej ditës së parë në Këshillin Kombëtar dhe po e përsëris dhe sot, nuk mund të jenë të dyja. Nuk mund të jetë edhe masakër zgjedhore, edhe fitore e Edi Ramës. Është o njëri, o tjetra.

Kush flet për 2025-ën, është dorëzuar tashmë. Unë nuk jam dorëzuar dhe unë e di që ju s’jeni dorëzuar. E di dhe Edi Rama, që të padorëzuar, të bashkuar, të vetëdijshëm për arritjet pavarësisht prej masakrës zgjedhore, por dhe të gatshëm për të përmirësuar atë që çfarë kemi ne në dorë për të përmirësuar dhe për të ecur me hapin e kohës, padiskutim që ne do të posedojmë akoma në mbyllje të procesit të 13 qershorit, edhe vetëdijen, edhe vendosmërinë për të qenë mendje ndarë dhe të vendosur për ta çuar misionin deri në fund. Dhe këtë mision nuk e kemi për veten tonë, se kemi për karriget tona, se kemi për karriget tuaja, e kemi për shqiptarët. Pushteti kurrë nuk ka qenë qëllim në vetvete për ne. Dhe lidershipi im në krye të Partisë Demokratike, nuk ka qenë kurrë një lidershipi privilegji, as për vete dhe as për ju, por sakrificash. E kush më mirë se ju është dëshmitari i këtyre sakrificave? Së fundmi për tam-tamet që duan t’i rishkruajnë historinë: mund të kishin shkuar më 25 prill duke u zvarritur siç kanë bërë disa simotra tona të cilat nuk ekzistojnë më. Ose duhet të marrësh një xham zmadhues për t’i parë, në kuptimin elektoral të fjalës.
Ishin betejat dhe sakrificat që na bënë bashkë, që i bindën shqiptarët se kjo forcë politike ka mbetur siç ka lindur, për t’i shërbyer shqiptarëve dhe jo vetes. Dhe prandaj na ndoqën përkundër masakrës zgjedhore më 25 prill.

25 prilli nuk zgjidhi asgjë, njësoj si 31 marsi i 91-shit, nuk zgjidhi asgjë. Janë zgjedhje pa zgjidhje.

Ndaj, dua ta them sot këtu, e në veçanti t’i drejtohem brezit të ri, sepse qëndrestarët dhe themeluesit e Partisë Demokratike e dinë fare mirë, zgjedhje pa zgjidhje prodhojnë vetëm zmadhim të krizës. Është detyra jonë që kësaj krize t’i japim zgjidhje përmes zgjedhjeve me zgjidhje. Ka 91-sh, ka dhe 92-sh. 2021-shi nuk është fundi i betejës tonë për ndryshim, nuk është fillimi i një katërvjeçari. 2021-shi menjëherë pas përmbylljes të procesit statutor, është vazhdimi i betejës të Partisë Demokratike duke marrë me vete të gjithë shqiptarët për përmbysjen e regjimi, për demokracinë dhe për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Një orë e më parë, kjo është oferta me të cilën vij sot para jush, kjo është kërkesa që kam për ju. Ai na do të ndarë e të përçarë, ju dhe unë e duam Partinë Demokratike të bashkuar e të pandarë. Ai do që ta ndalim betejën e të merremi me veten tonë, unë dua ta vazhdoj betejën e të mëremi me të vetmin kundërshtar që kemi, armikun e shqiptarëve, armikun e Shqipërisë, armikun e demokracisë, Edi Ramën dhe regjimin e tij. Deri në fund, deri në fitore, në triumfin e demokracisë, triumfin e vlerave të cilin mund dhe do ta bëjmë realitet vetëm ne dhe vetëm të bashkuar.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

PD: Nadir Çausholli, nga manipulimet në tregun farmaceutik, tek ndërtimi i hotelit luksoz në Shkëmbin e Kavajës me Visin e Pojës

PD: Nadir Çausholli, nga manipulimet në tregun farmaceutik, tek ndërtimi i hotelit luksoz në Shkëmbin e Kavajës me Visin e Pojës

12 October, 2025
“Ndjesë për tavanin!” Djemtë e Kombëtares pastrojnë dhomën e zhveshjes para largimit

“Ndjesë për tavanin!” Djemtë e Kombëtares pastrojnë dhomën e zhveshjes para largimit

12 October, 2025
A po e humbasin votuesit e Trump besimin te udhëheqësi i tyre “perfekt”?

A po e humbasin votuesit e Trump besimin te udhëheqësi i tyre “perfekt”?

12 October, 2025
Donald Trump pretendon se fituesi i Çmimit Nobel për Paqen i tha se duhej ta kishte fituar atë

Donald Trump pretendon se fituesi i Çmimit Nobel për Paqen i tha se duhej ta kishte fituar atë

12 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result