Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka treguar në një prononcim për mediat çfarë ka diskutuar me ambasadorët e vendeve të BE-së, në Shqipëri.
Basha bën me dije se i ka kërkuar ambasadorëve që të ndihmojnë Shqipërinë në rrugën drejtë integrimit, ndërsa theksoi se Partia Demokratike dhe opozita është e përkushtuar në plotësimin e 15 kushteve.
Kreu i PD tha se i ka kërkuar gjithashtu ndërkombëtarëve që me qeveritë e vendeve të tyre të shikojnë mundësinë e rritjes së mbështetjes ekonomike të vendit, pasi sipas tij “për shkak të vendimeve të Ramës shumica e shqiptarëve janë në kushte pamundësie ekstreme. Pas pandemisë 7 në 10 familje shqiptare e shohin veten në zgript”.
“Opozita është e përkushtuar për ecjen e Shqipërisë në BE dhe plotësimin e 15 kushteve. Kam kërkuar ndihmën e vendeve anëtarë të BE-së, që Shqipëria të mund të hapë negociatat, të ketë mbështetjen e nevojshme politike dhe financiare për të përballuar situatën në krizë politike, sociale, ekonomike.
Për shkak të vendimeve të Ramës shumica e shqiptarëve janë në kushte pamundësie ekstreme. Pas pandemisë 7 në 10 familje shqiptare e shohin veten në zgript.
Situata e familjeve është shumë e vështirë që nga nevojat bazë, ushqimore. Biznesi i vogël, i mesëm po mbyllen dhe bizneset e mëdha po hasen me probleme në likujditet.
Duke i falenderuar për atë ndihmë që i kanë dhënë Shqipërisë në kuadër të ndihmave që i kanë dhënë të gjithë vendeve të BE-së, i kërkova ambasadorëve që me qeveritë e vendeve të tyre të shikojnë mundësinë e rritjes së mbështetjes ekonomike të vendit”, tha Basha.