ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Vrasja e Charlie Kirk, presidenti amerikan: Autori i dyshuar është në paraburgim 5 hours ago
SHBA ndërpret pa afat Dialogun Strategjik me Kosovën 5 hours ago
SHBA “tradhton” Izraelin në OKB, mbështet deklaratën kundër sulmit në Katar: Ishte i njëanshëm 6 hours ago
“E kam adhuruar kreativitetin e Zhegrovës”, drejtuesi i Juventusit: Është pikërisht ai që po kërkonim 7 hours ago
“Rregullorja u asgjësua”, Berisha: Ky është parlamenti i karteleve të drogës 7 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Basha: Qeveria të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore

albnews by albnews
23 March, 2020
in Albania
0
Basha: Qeveria të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Përmes një deklarate për mediat, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha kërkoi mbylljen e qendrave të punës me dendësi të madhe, fasonerive, call center-ave, fabrikave të prodhimit pasi rrezikojnë infektim masiv.

Më tej Basha theksoi se qeveria duhet të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore në të gjithë Shqipërinë dhe të mos vonojë detajimin e paketës së shpallur të ndihmës.

RelatedPosts

“Rregullorja u asgjësua”, Berisha: Ky është parlamenti i karteleve të drogës

Po ndiqeshin nga policia, të rinjtë shqiptarë përplasen me shtyllën. Ndërron jetë njëri prej tyre

PD shpalos pankarta me akuza për socialistët, nis me tensione seanca e parë e kësaj legjislature

Lexoni më poshtë deklaratën e tij të plotë:

Të dashur bashkëqytetarë!

Kjo javë nis me një rritje të numrit të infektuarve nga koronavirusi dhe, për fat të keq edhe rritjen e numrit të viktimave. Dua t’u ofroj ngushëllimet e mia familjeve të viktimave dhe dua të uroj nga zemra  të gjithë ata që ndodhen në kushtet e infektimit dhe të shtrimit spitalor, shërim sa më të shpejtë.

Dua ta nis me nje falenderim me gjithësecilin prej jush qytetarë të dashur që respektuat ditën e djeshme rregullat e vetëizolimit, distancimit social dhe karantinës së detyruar nga kjo situatë. Dua po kështu të bëj një thirrje nga zemra të respektoni pikë për pikë udhëzimet e detajuara sot nga  Policia e Shtetit për të vazhduar, në mënyrë të disiplinuar distancimin social,  si një nga mjetet më të fuqishme për ndalimin dhe ngadalësimin e përhapjes së virozës dhe të efekteve të saj shkatërruese mbi shëndetin e të  dashurve, të afërmve, në veçanti, të prindërve tanë  dhe të atyre që nuk gëzojnë shëndet të plotë.

Të dashur qytetarë!

Sot, është koha që të gjithë sëbashku të bëjmë çfarw të mundemi! Në duart tona kemi një armë të fuqishme përmes distancimit social, përmes rregullave të distancës, edhe kur detyrohemi të dalim nga shtëpia për të kryer nevojat e domosdoshme të ditës, ne mund dhe do ta ngadalësojmë përhapjen e virusit.

Nga ana tjetër, dua t’I bwj sot thirrje qeverisë të shpallë gjendjen  e fatkeqësisë natyrore në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë . Dua, po kështu, t’I bëj thirrje qeverisë të urdhërojë menjëherë mbylljen e të gjithë bizneseve me dendësi të madhe punonjësish në ambjente të mbyllura, siç janë fasoneritë, call-centers apo të tjera fabrika prodhimi  ku afërsia fizike e punonjësve përbën një rrezik të pashmangshëm për transmetimin e virusit dhe për kthimin e tyre në bartës dhe infektues përmes virozës.

Por, nga ana tjetër, jam tërësisht i vetëdijshëm se kjo sakrificë e madhe që ju kërkohet ju ka nevojë për një mbështetje të madhe. Ndaj dua të përsëris përultësisht thirrjen time ndaj qeverisë: Të mos vonojë detajimin e paketës së ndihmës që ka shpallur dhe të bëjë gati një paketw tjetër, sepse kjo është qartësisht e pamjaftueshme. Të gjithë ata që do të detyrohen të qëndrojnë në shtëpi për shkak tw mbylljes së biznesit apo për shkak të mbylljes së bizneseve, ku janë punëmarrës, duhet të marrin pagën e mjaftueshme për të vazhduar minimumin jetik në shtëpitë e tyre. Dhe kjo është një përgjegjësi shtetërore. Ndaj thirrja ime është që menjëherë të ndërpritet çdo shpenzim tjetër, të ndërpritet çdo transferim tjetër nga thesari dhe të gjitha paratë e taksapaguesve shqiptarë të shkojnë për shëndetin e shqiptarëve, të shkojnë për nevojat akute ekonomike me të cilat përballet një numër i madhe njerëzish i cili mund dhe do të vijë në rritje.

Të dashur bashkëqytetarë!

Këto janë kohët më të vështira që kemi jetuar në një kohë shumë të gjatë. Por unë kam bindjen e thellë se me të njëjtën forcë që na ka karakterizuar gjatë gjithë historisë tonë, me besimin në Zot dhe me mbështetjen tek njëri-tjetri, do ta kalojmë këtë të keqe të gjithë sëbashku.

Si një familje e madhe, do të mund të krenohemi për jetët që kemi për të shpëtuar, për shembullin që kemi dhënë për fëmijët tanë dhe, mbi të gjitha, për një Shqipëri të nesërme në normalitet, në mirësi, në pozitivitet, edhe më të afruar e më të bashkuar me njëri-tjetrin se para kësaj epidemie.

Ndaj ju lus edhe njëherë, respektoni plotësisht të gjitha rregullat, të qëndroni në shtëpi, të merrni të gjitha masat higjeniko-sanitare. Sikundër e lus qeverinë që, menjëherë, hapat e shpallur t’i detajojë dhe t’i bëjë efektive për t’u ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë.

Menjëherë të shpallë gjendjen e emergjencës së fatkeqësisë natyrore në të gjithë territorin e Shqipërisë dhe të urdhërojë menjëherë mbylljen e çdo biznesi me prani të madhe dhe të dendur punonjësish.

Këto janë hapa që shpëtojnë jetë dhe koha për të vepruar është tani.

Ju uroj një javë sa më të lehtë!
Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja dhe Zoti e bekoftë Shqipërinë

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Vrasja e Charlie Kirk, presidenti amerikan: Autori i dyshuar është në paraburgim

Vrasja e Charlie Kirk, presidenti amerikan: Autori i dyshuar është në paraburgim

12 September, 2025
SHBA ndërpret pa afat Dialogun Strategjik me Kosovën

SHBA ndërpret pa afat Dialogun Strategjik me Kosovën

12 September, 2025
SHBA “tradhton” Izraelin në OKB, mbështet deklaratën kundër sulmit në Katar: Ishte i njëanshëm

SHBA “tradhton” Izraelin në OKB, mbështet deklaratën kundër sulmit në Katar: Ishte i njëanshëm

12 September, 2025
“E kam adhuruar kreativitetin e Zhegrovës”, drejtuesi i Juventusit: Është pikërisht ai që po kërkonim

“E kam adhuruar kreativitetin e Zhegrovës”, drejtuesi i Juventusit: Është pikërisht ai që po kërkonim

12 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result