Basha: Rama dhe marionetat e tij të lidhur me mafian

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryedemokrati, Lulzim Basha, ka publikuar sërish një video në rrjete sociale, ku akuzon qeverinë lidhur me përgjimet e fundit të Antimafias.

 Basha thotë se në vend që të kujdeset për njerëzit, kryeministri dhe “marionetat” e tij bashkëpunojnë me mafian për të shtuar pasuritë e tyre.

“Në vend që të kujdeset për njerëzit, Rama dhe marionetat e tij janë lidhur me mafian për të shtuar pasuritë e tyre, dhe çmimin e paguajnë shqiptarët. Boll më: kupa është mbushur!”, shkroi kreu i PD-së.

Gjithashtu në video vendosen në fokus premtimet e bëra nga Rama në lidhje me Reformën në Drejtësi dhe luftën ndaj korrupsionit.

Sipas Partisë Demokratike, këto premtime nuk janë mbajtur./Ora News/

Share This Article