Lulzim Basha, denoncoi para medjave atë që e quan aferë të madhe korruptive me inceneratorët.
Kreu i opozitës tha se Rama edhe në kohë krize nuk heq dorë nga korrupsioni, ndërsa zbardhi një skeme ku pretendohet se i është kërkuar Milva Ekonomit të japë doreheqje nga mandatu i deputetit, dhe ta emërojë si kryetare të bashkisë së Durrësit për të firmosur miliona euro për inceneratorët
“Për Incinerator po bëhet gati ta shkarkojë për herë të pestë apo të gjashtë kryetarin e Bashkisë së Durrësit. Që nuk pranon zonja, që saj dimë emirin se s’kemi si ja dimë emrin, kur i ndërrojnë më shpesh sesa shefat e kadastrës të Vlorës”.
Nuk pranon të firmosë një aferë qindra milion për të çuar lekë tek inceneratori i Tiranës. Dhe po bëjnë gati Milva Ekonomin që të japi dorëheqjen nga deputete e të komandohet atje që të firmosi shkresën e të vjedhin paratë prapë me inceneratorët”, theksoi Basha.
Aktualisht kryetare e bashkisë për qytetin e Durrësit është Emiriana Sako.
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i bëri thrrje prokurorisë të nisë hetimet për kryeministrin Edi Rama, duke theksuar se ai ka shpërdoruar detyrën duke e lënë vendin në mëshirë të fatit përballë një krize të rëndë ekonomike dhe sociale.
“Ti kujtojmë Robert Çamçakëzit që fati i keq na i ka vënë në qafë edhe për disa javë apo muaj. Detyrat dhe përgjegjësitë që ka para shqiptarëve dhe ti kujtojmë shqiptarëve se çdo dhimbje dhe vuajtje shtesë në këtë kohë nuk vjen thjeshtë dhe vetëm për shkak të pandemisë por për shkak se Edi Rama i ka braktisur”, deklaroi Basha.
Lideri i opozitës komentoi edhe programin ekonomik të PS-së, duke theksuar se Rama, po riciklon ato që premtoi në vitin 2013, dhe nuk i mbajti kurrë.
“I vetmi gomar që fluturon me paratë e oligarkëve dhe nuk ndihmon njerëzit e dini fare mirë se kush është. Shqiptarët nuk besojnë se gomari fluturon, shqiptarët kanë nevojë për ndihmë sot. Pyetja është çfarë masash ke marrë sot për shëndetësinë? Jo prit gomar të mbijë bar”, tha Basha.
Kryetari i opozitës i kërkoi kryeministrit të adaptojë pa humbur kohe planin me 5 pika për të shpëtuar vendin nga kriza.