Basha: Rama e ka mendjen ti bëjë ministra miqtë dhe të afërmit e tij

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i PD, Lulzim Basha, përmes një postimi në Facebook, reagon pas lajmit se kryeministri Edi Rama ka zgjedhur Bledi Çuçin dhe Milva Ikonomin si ministrat e rinj të brendshëm dhe të bujqësisë.

Sipas liderit të opozitës, durimit i ka ardhur fundit dhe Shqipëria tashmë ka nevojë për një qeveri që kujdeset për shqiptarët e jo për veten e saj.

Basha shton se, Rama mendon të bëjë ministra miqtë dhe të afërmit e tij.

Familjet shqiptare vuajnë krizën e rëndë ekonomike dhe shëndetësore, Rama e ka mendjen ti bëjë ministra miqtë dhe të afërmit e tij. Policia përdor dhunë ndaj të rinjve, Rama paguan charter dhe bileta klasi të parë për shopping në dyqanet luksoze në New York. Shqipëria ka nevojë për një qeveri që kujdeset për njerëzit dhe jo për veten e saj. Durimit i ka ardhur fundi! Është koha për ndryshim”, thotë Basha.

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama njoftoi se do të çojë për dekretim pranë Presidentit të Republikës Ilir Meta emrat e Bledi Çuçit dhe Milva Ikonomi si ministra të brendshëm dhe të bujqësisë.

Share This Article