Basha: Rama erdhi në Parlament në gjendje të droguar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas replikave mes kryeministrit Rama dhe ish-liderit demokrat Sali Berisha, në parlament foli sërish Lulzim Basha.

Ai u shpreh se Rama sot erdhi në sallë në gjendje të droguar, duke sulmuar Zërin e Amerikës dhe duke përdorur një gjuhë vulgare.

“Për herë të dytë brenda dy javëve Edi Rama ka bërë atë që bënë përfaqësuesit e diktaturës, e ka quajtur VOA, kazan.

Mbrëmë Zëri i Amerikës ka publikuar një hetim të thelluar, i cili bazuar mbi të dhëna tregon sesi Edi Rama e mori pushtetin me ndihmën e bandave kriminale dhe parave të drogës.

Dosja 339 tregon për aq sa është zbuluar se në 4 qarqe Edi Rama ka trafikuar këtu jo deputetë, por kukulla të krimit. Kjo nuk është e re. Denoncimin e parë e kam bërë unë.

Rama erdhi këtu në gjendje të droguar dhe nxori vulgaritetet e zakonshme me shpresën se këto do dominojnë lajmet.

Mashtrimet bajate dhe gënjeshtrat e trasha që futi nuk e shpëtojnë dot”, tha Basha.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply