Basha: Rama hesht për vendimin e SHBA, janë një me Dakon

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, akuzon Ramën se po mbron në heshtje ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, i cili pak ditë më parë u shpall non grata nga SHBA  për shkak të akuzave për korrupsion.

Në  një video të publikuar, Basha kujton se Rama sulmoi Zërin e Amerikës për të mbrojtur vjedhjen e zgjedhjeve nga Dako dhe krimi i organizuar.

Për Bashën, kryeministri Rama dhe Vangjush Dako janë një.

“Duke mbrojtur Dakon, Rama mbron pushtetin dhe pasurinë e tij të paligjshme,” thotë Basha.

Kryedemokrati nënvizon se pa ndëshkimin e Dakove që vodhën zgjedhjet nuk do të ketë demokraci dhe drejtësi.

Share This Article