Basha: Rama i ka shërbyer vetes e miqve të tij, por jo shqiptarëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka reaguar pas deklaratës së Kryeministrit Edi Rama nga Korça i cili deklaroi se nga taksa e sheshtë 9% përfitojnë  të pasurit dhe me mbi 50 milionë euro direkt nga buxheti i shtetit.

Basha u shpreh se në 8 vjet Rama i ka shërbyer vetes dhe ortakëve të tij, por jo shqiptarëve.

“Me kë tallet akoma ky? Për 8 vjet Rama i ka shërbyer vetëm vetes, miqve të tij, ortakëve të tij, por jo shqiptarëve. Për 8 vjet shqiptarët kanë humbur, Rama dhe miqtë e tij kanë fituar. Shqiptarët duan ndryshim. Ndaj me 25 prill Shqipëria fiton dhe Rama humb”, u shpreh Basha./ATSH/

Share This Article