Basha: Rama i përfshirë kokë e këmbë në aferat e rafinerisë së Ballshit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i PD-së Lulzim Basha thotë se zgjidhja e problemit e naftëtarëve të Ballshit është e realizueshme por kërkon një kryeministër që nuk është pjesë e aferave korruptive.

“Edi Rama është i përfshirë kokë e këmbë në aferat e rafinerisë dhe të naftës.. zgjidhja e problemit është plotësisht e realizueshme por kërkon një kryeministër e qeveri që nuk është pjesë e aferave korruptive me Ballshin dhe naftën në tërësi.

Basha thotë se fierakët e kanë në dorë zgjidhjen.

Kjo është ajo që naftëtarët e Ballshit dhe i gjithë qarku i Fierit do të kenë në dorë të vendosin  me 25 prill. Sa për ne prioritetet tona janë të qarta. Së pari heqja e taksës së Ramës mbi karburantinKontrolli rigoroz i cilësisë së karburanteve. Rikthimi në arkën e shtetit e një shumë prej 50 milionë eurosh në vit të evazionit që i bëhet arkës së shqiptarëve nga ky sektor.

Me këto masa do të mundësojmë që edhe uzina të rivihet në punë edhe nafta të prodhojë mirëqënie për të gjithë fierakët por dhe shqiptarët.

Share This Article