ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Administrata Trump prezantoi një plan paqeje për Gazën me 21 pika 8 hours ago
Von der Leyen: Rrëzimi i avionëve rusë brenda hapësirës ajrore të NATO-s është opsion në tryezë 13 hours ago
Përparim historik në mjekësi: Mjekët në Londër trajtojnë me sukses një nga sëmundjet më të rënda 17 hours ago
“Dukej përsëri i ndryshkur”, në Angli komentojnë mundësinë e humbur të Brojës në sfidën e Kupës 19 hours ago
Shqipëria ndër vendet me rritjen më të lartë të çmimeve të apartamenteve në 2024 1 day ago
Next
Prev
Home Albania

Basha: Rama me votat e Metës bëri katrahurën në drejtësi

albnews by albnews
2 December, 2021
in Albania
0
Basha replikon Ramës: Rrugën e Arbrit e nise me 33 miliardë, e çove 58
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Pezullimi i ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar i PD ishte në fokus të debatit mbrëmjen e sotme në News24, ku ishte i ftuar kryetari i PD-së Lulzim Basha. Analisti Fatos Lubonja e cilësoi një gabim të dyfishtë politik, duke dhënë dhe arsyet pse sipas tij është e tillë. Ndërkohë Lulzim Basha tha se vendimi i marrë prej tij nuk ishte çështje e mendimit ndryshe, por e identitetit të PD. Ai theksoi se qëndrimi proamerikan është i mishëruar në atë që është Kushtetuta e PD, statuti.

Lubonja: Linja ime është kjo dhe kjo hap debat tjetër. Kjo që ka bërë zoti Basha është një gabim politik. Nuk hyn në etiketime, gabim i dyfishtë politik. Jo shpallja non grata, por përjashtimi meqenëse amerikanët e shpallën non grata. Është gabim politik që po e tregon koha në terma afatshkurtra, në kuptimin që partia është përçarë më tepër se kurrë. Basha dhe Berisha po asgjësojnë njeri-tjetrin me akuza që i bën dëm kredibilitetit të partisë. Është gabim politik sepse bën lojën e kundërshtarët i cili bën qejf duke u tallur me këta në parlament dhe qeveris i qetë. Në terma afatgjata është gabim politik për mënyrën se si u bë. Unë nuk dua të jetoj në një Shqipëri që të jetë koloni. Dua të jetoj si qytetar në vendin tim, ku kryetarin e opozitës e zgjedh elektorati, shqiptarët dhe jo ambasada amerikane. Dua që cilido qoftë ai, të votohen të provohen se sa mbështetje kanë nga shqiptarët. Në rast se duhet përjashtuar apo jo kjo nuk mund të merrej se kështu tha guvernatorja Yuri Kim, por duke u konsultuar me të gjithë partinë si ka marrë dy vendime të rëndësishme lënin e parlamentit apo hyrjen në çadër. Ato kanë qenë më të rëndësishme se ky, por dhe ky është një vendim i rëndësishëm. Në qoftë se duam të jemi një parti autokratike legjitimitetin nuk ta jep elektorati, por ambasadorja është traditë e vjetër, enveriste quaje dhe berishiste po deshe, nuk i emancipon shqiptarët. Ata duhet të jenë aktorë në ndryshimin e fateve të tyre. Basha nuk i ka futur si aktorë. Në këto dy aspekte janë gabime.

RelatedPosts

Përfundon mbledhja, Rama shkarkon nga detyra Erion Veliajn

Tentoi të arratiset nga burgu i Fierit, i akuzuari për vrasjen e Xhuljan Bullarit çau murin e qelisë, por u kap nga punonjësit

U gjet i vrarë mbrëmjen e djeshme, viktima la pas një djalë/ Një person i dyshuar dorëzohet në Policinë e Durrësit

Basha: Për sa i përket pjesës afatshkurtër, mbajta disa shënime. Së pari PD shpeshherë, në fakt si gjendje permanente dhe jo si përjashtim ka debate, debate të ndryshme dhe është ndërtuar në veçanti, gjatë drejtimit nga unë kam stimuluar këtë kulturë debati. Ka disa çështje të tjera në PD nuk janë çështje të mendimit ndryshe, por të identitetit të PD. Kjo jo se kështu më pëlqen mua, apo se më është tekur mua, sepse na konvenon një situatë e tillë. Janë të mishëruara në atë që është kushtetuta e PD. Një nga këto përcaktime të PD-së ndër to futet dhe antikomunizmi është orientimi pro perëndimor pro atlantik në krah të BE dhe SHBA-ve. Këtu nuk mund të kemi ndryshime mendimi, bëhet fjalë për identitetin e forcës politike.

Lubonja: Të jesh proamerikan nuk do të thotë të jesh promaerikan në çdo gjë që bëjnë amerikanët. Është me strategji.

Basha: Çështja identitare nuk mund të jenë çështje të një personi.

Lubonja: E përcaktojnë shqiptarët, demokratët.

Basha: Ka një arsye për atë që është vendosur në statut. SHBA-të për herë të parë dhe herë të fundit në Europë u rreshtuan në krah tonë për të përmbysur regjimin komunist. Nuk u rrëzua nga vala e parë popullore. Mund të kujtojmë atë që mund të duket abstrakte për shumë, futja në NATO. Ka një nen që thotë se nuk mund të sulmohet, sepse konsiderohet sulm nga SHBA-ve.

Kur flasim për çështje të identitetit është një çështje e vendosur para se të ndodhnin këto ngjarje. Statuti i është nënshtruar disa ndryshimeve, kolonat nuk kanë ndryshuar.

Lubonja: Identiteti amerikan është demokraci, që çdo njëri është i pafajshëm deri sa të shpallet fajtor. Ne Amerikën e duam për ca parime. Historia e Amerikës është shumë e komplikuar, ka mbështetur dhe regjime si Pinoceti, unë dua një lider shqiptar që vë dhe strategjinë dhe balancat. Që të bësh sot opozitë, po nuk qe anti ambasador amerikan nuk bën dot opozitë. Ke detyrim të bësh opozitë dhe ndaj disa qëndrimeve amerikane që për një arsye apo disa të tjera, çojnë ujë në mullirin e kundërshtarit politik.

Basha: Edi Rama me votat e Ilir Metës ka kaluar 6 ligje duke sjellë këtë katrahurë në drejtësi. Qëndrimet e mia i kam të qarta. Nuk ma ka bërë syri tërr. Gjithmonë kam lënë të prevalojë interesi i Berishës, Por ky nuk është rasti. Pa të voglin hezitim kam marrë vendimin dhe do ta merrja edhe më të fortë nëse do të shpallesha unë non grata. Statuti i PD ia ka dhënë këtë të drejtë kryetarit të PD. Gjatë këtyre ditëve shumë demokratë që më kanë shkruar nuk arrijnë t’u besojnë veshëve si Berisha sulmon demokratët, mua dhe këdo tjetër që nuk është në rrugën e izolimit duke me thënë pse nuk e sulmon. Para 9 shtatorit Lulzim Basha kishte bërë aq shumë gjëra saqë Ramës do i duheshin 3 jetë për të më arritur. Pas 9 shtatorit unë jam i shitur, jam peng. Kësaj kulture politike duhej t’i vijë fundi dhe e kam bërë me vepra. Qytetarët dinë ta bëjnë shumë mirë dallimin. Sot ajo që kam bërë është t’i qëndroj besnik një modeli për ta çuar vendin përpara”

Basha: Edhe zoti Bardhi si një nga bashkëpunëtorët e mi e ka ditur prej tre muajsh. nuk ka qenë sekret. Berisha ka thënë që nuk më intereson PD para vetes sime. Ajo që ka ndodhur për 3 muaj me radhë unë kam investuar gjithçka personalisht dhe politikisht për një zgjidhje për akomodimin e interesave të zotit Berisha pa dëmtuar interesat e PD dhe muri që kam hasur ka qenë nuk më intereson asgjë para vetes sime, nuk vë asgjë para vetes sime. Nuk janë akuza. E ka thënë vetë, e ka thënë në konferencë për shtyp. E ka thënë në emision televiziv. Ka thënë një parti që nuk mbron dinjitetin njerëzor nuk meriton të ekzistojë. E ka thënë publikisht para anëtarëve të PD. Që ndonëse jam në presion, unë familja, ime, PD-ja, mandatin nuk e jap. Qartësisht ka vendosur interesat e tij personale mbi interesat e grupit, mbi interesat e demokratëve. Nuk është thjesht çështje kështu ka vendosur perandoria. Pa diskutim as kam komentuar dhe as komentoj vendimet e qeverisë së SHBA-ve.

Lubonja: Si nuk mund t’i komentosh. Ik nga partia atëherë. Jam komentator dhe i komentoj. Si nuk mund t’i komentosh ti. Kjo është t’i bësh budallenj shqiptarët. Ndihem i fyer që thua kështu. E komenton Amerika vetë e para. E komenton Biden, Trumpin. Kjo është t’i bësh shqiptarët budallenj, mbyllni sytë. Afganistani ishte dështim total dhe ky thotë nuk komentoj. Kur komenton Afganistanin, komenton dhe gjënë tënde. Jeni i bindur se Sali Berisha është i korruptuar? Më jep një përgjigje.

Basha: Mos nxirrni jashtë kontekstit. Me shumë respekt zoti Lubonja. Nuk dua që të nxirret jashtë konteksti ajo që thashë. Kam komentuar çdo vendim të SHBA-ve që ka të bëjë me interesin kombëtar të shqiptarëve. Nuk mund të komentoj një vendim non grata. Nuk mund ta ndikoj këtë vendim të qeverisë amerikane. Përkundër gjithë presionit të SHBA-ve, BE-së, OSBE-së dhe aleatëve të mi nuk pranova që komisionerët e zgjedhjeve…Ka dy plane, plani etik dhe politik. Në planin etik kemi vendosur një standard unë, PD dhe nëse doni vetë zoti Berisha, ka thënë publikisht një person non grata nuk meriton të jetë as kryetar partie, as deputet.

Lubonja: Dhe Tom Doshin duhet ta mbronit. Keni parë ju ndonjë gjerman që shpallet non grata.

Basha: Unë kërkoj të shpallet non grata Gjiknuri, Tahiri, jo të më thuash të mbroj Tom Doshin. Vendimet non grata ne nuk i kemi diskutuar asnjëherë, rasti e ka dhënë që kanë qenë nga ana e kundërshtarit tonë. Ky vendim na ra ne kokës, në këtë moment përgjegjësia është të merret me pasojat e menjëhershme të kësaj traume. Për 3 muaj me radhë jam përpjekur me dialog të vazhdueshëm me Sali Berishën, me autoritetet amerikane pasi është shpallur non grata të bëj diçka ndryshe nga standardi i vendosur për Tom Doshin, është më e pakta që meriton, për Vangjush Dakon, është më e pakta që meriton…Pikërisht duke respektuar kontributin e zotit Berisha, pikërisht duke mbrojtur interesat e PD kam arritur në këtë vendim pezullimin nga grupi parlamentar sipas zotimit të vetë zotit Berisha. Nuk komentoj vendimet e SHBA-ve sepse i konsideroj një shtet demokratik dhe i kemi pranuar si një juri. I kemi pranuar si juri kur thonë që Shqipëria është kthyer në vendkryq të trafiqeve ndërkombëtare, nuk mund të ndjekim standarde të dyfishta. Për pasojë dikush që është non grata në SHBA-të nuk mund të jetë shpëtimi i Shqipërisë. Dikush që është non grata nga PD-ja nuk mund të jetë shpëtim.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Administrata Trump prezantoi një plan paqeje për Gazën me 21 pika

Administrata Trump prezantoi një plan paqeje për Gazën me 21 pika

25 September, 2025
Von der Leyen: Rrëzimi i avionëve rusë brenda hapësirës ajrore të NATO-s është opsion në tryezë

Von der Leyen: Rrëzimi i avionëve rusë brenda hapësirës ajrore të NATO-s është opsion në tryezë

24 September, 2025
Përparim historik në mjekësi: Mjekët në Londër trajtojnë me sukses një nga sëmundjet më të rënda

Përparim historik në mjekësi: Mjekët në Londër trajtojnë me sukses një nga sëmundjet më të rënda

24 September, 2025
“Dukej përsëri i ndryshkur”, në Angli komentojnë mundësinë e humbur të Brojës në sfidën e Kupës

“Dukej përsëri i ndryshkur”, në Angli komentojnë mundësinë e humbur të Brojës në sfidën e Kupës

24 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result