Basha: Rama nuk mbajti premtimin për uljen e çmimit të energjisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Do të ulim taksën për faturën e energjisë për familjarët”. Këtë premtim të Edi Ramës, Lulzim Basha e cilëson si mashtrim. Lideri demokrat ka postuar një video të disa viteve më parë nga premtimet e kryeministrit të sotëm, ndërsa akuzon se Edi Rama gënjeu.

“Premtoi se do ta ulte çmimin e energjisë për familjarët. Rama gënjeu – ai vetëm i rriti faturat e energjisë për familjet shqiptare! Rama është dështim. Ai duhet të largohet”, shkruan Basha.

Në videon e postuar, Lulzim Basha ka sjellë edhe zërin e qytetarëve, disa prej të cilëve shprehen se “ngrohemi me batanije”.

https://www.facebook.com/watch/?v=717795215588129
Share This Article