Basha: Rama vendosi të më sulmojë sot personalisht, por…

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar përsëri në lidhje me deklaratat e bëra nga kryeminsitri Edi Rama për programin ekonomik të PD.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha shprehet se kryeministri e sulmoi personalisht, ndërsa shton se Shqipëria nuk do të arrij asgjë nëse nuk largohet qeveria “Rama”.

Postimi i Lulzim Bashës

Rama vendosi të më sulmojë sot personalisht vetem sepse unë prezantova këtë plan ekonomik para te gjithe jush. Rama papritmas u kujtua të bënte edhe ca premtime të tjera boshe, a thua se ai tani është në gjendje të bëje atë që nuk e arriti dot ta bënte për 8 vjet me radhë.

Dua të jem i qartë: Rama nuk bën dot asgjë pas 8 vjet dështimesh. Shqipëria nuk do të arrijë dot asgjë nëse nuk largojmë Ramën.

Prandaj është qëllimi ynë që në këto zgjedhje, të largojmë Ramën në mënyrë që t’i sjellim Shqipërisë ndryshim dhe shpresë. Në 25 Prill, Shqipëria do të fitojë dhe Rama do të humbë!

Share This Article