Basha: Raporti i ODIHR-it rrëzoi 30 qershorin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një postim në Facebook, shkruan se raporti i ODIHR-it i rrëzoi votimet e 30 qershorit.

“Edhe pse shumë i kujdesshëm për të mos e acaruar klimën politike, raporti i ODIHR-it i rrëzoi votimet e 30 qershorit. Jo vetëm zgjedhje të paligjshme, jo vetëm zgjedhje një partiake, por edhe zgjedhje te vetë-vjedhura”, shkruan Basha.

Më tej Basha shkruan se “Edi Rama kandidoi vetë, votoi vetë, numëroi vetë dhe prapë manipuloi”.

Për kreun e demokratëve ky regjim ka degraduar dhe vetëm një ndryshim i thellë mund të na shpëtojë nga autokracia.

“Ky regjim është tashmë i degraduar plotësisht. Vetëm një ndryshim i thellë i strukturës politike, kushtetuese dhe ekonomike të vendit mund të na shpëtojë nga autokracia, krimi, varfëria dhe prapambetja”, përfundon Basha./Ora News/

Share This Article