Basha reagon për darkën luksoze në Dubai

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në rrjetin social Facebook për foton që ka qarkulluar kohët e fundit, të disa ministra që po drekojnë në një nga restorantet më të shtrenjtë në Dubai.

Basha shkruan se ndërkohë që vendi është nën ujë, ministrat e Ramës shtrohen për shtatë palë qejfe në restorantin më të shtrenjtë në Dubai.

Sipas kreut të PD-së ka ardhur koha për një qeveri që të kujdeset për njerëzit.

“Ndërkohë që vendi është nën ujë, mijëra familje po kalojnë dimrin e dytë në çadra, shqiptarët janë pa asnjë ndihmë përballë krizës ekonomike dhe shëndetësore, ministrat e Ramës shtrohen për shtatë palë qejfe në restorantin më të shtrenjtë në Dubai.

Ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për njerëzit, dhe jo këtë që e ka mendjen vetëm për veten e saj”,- shkruan Basha në rrjetet sociale.

Share This Article