Basha: Rekord infektimesh me Covid-19, Rama vazhdon të sulmojë opozitën

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi sot se numri i të infektuarve me COVID-19 po thyen rekordet.

Sipas kreut të PD, kryeministri Edi Rama e ka humbur kontrollin mbi pandeminë, por mendjen e ka të paguajë klientët e tij.

“Numri i të infektuarve me COVID po thyen rekordet. Me qindra njerëz kanë humbur jetën dhe fatkeqësisht shumë të tjerë janë në rrezik”, u shpreh Basha.

“Në vend që të marrë masa dhe të ketë një plan kundër pandemisë Rama vazhdon të paguajë klientët e tij dhe të sulmojë opozitën që i nxorri faktet. Në vend që të shtojë mjekët, infermierët e shtretërit në spitale, ia jep milionat mafias së plehrave”, u shpreh Basha.

“Rama e ka humbur kontrollin ndaj pandemisë. Pasi shkatërroi ekonominë, tani ai po shkatërron jetët dhe shëndetin e njerëzve. Bashkë do ta mundim këtë të keqe e do ta shërojmë vendin”, përfundoi Basha.

Share This Article