Kryetari i PD-së Lulzim Basha iu përgjigj kryeministrit Rama në lidhje me rrugën e Arbrit.
Basha deklaroi se rruga e Arbrit u nis me 33 miliardë dhe ka shkuar 58 miliardë.
“Se si ndryshe shpjegohet se sipas të dhënave të vetë qeverisë tënde, të tatim-taksave përfituesit më të mëdhenj si në kohë pandemie si në kohë tërmeti çfarëdo të ndodhë këtu, si në kohë qameti janë ata 5 oligarkë, janë ato koncesionet e tua. Si shpjegohet? Ta them unë si shpjegohet? Sepse rrugën e Arbrit e nise me 33 miliardë e ke çuar 58 miliardë. Këto janë shifrat e tua, sigurisht të manipuluara por po i marr ashtu siç i ke publikuar”, tha ai.
Po ashtu, Basha akuzoi për mosmbajtje të premtimeve për vendet e punës dhe uljen e taksave.
“Se të ra goja për inceneratorët sepse janë paratë që ndani me inceneratorët dhe i ke gënjyer, por kësaj radhe je përmbajtur. The këtu do të marrin 9 milionë euro, do të marrin rrumbullak 18 milionë euro. 9 milionë euro the, 18 milionë ke në buxhet. Dil këtu e u thuaj më fal shqiptarëve. Gënjeva, siç kam gënjyer 8 vite për shëndetësinë falas, për 300 mijë vendet e punës, për uljen e taksave për 97% të shqiptarëve, për uljen e çmimit të shportës. 8 vjet gënjeshtra dhe mashtrime. Del këtu mashtron prapë dhe kur kapesh në mashtrim fyen ti Partinë Demokratike? Mbeturinë e socialrealizmit. Hiqi 118 milionë, hiq 52 milionë euro për luksin tënd. Jeton si sheik me taksat e popullit më të varfër të Europës që ia ke rritur më shumë se çdokush që nga koha e Tanzimatit po të them. Harroje shtetin shqiptar. Tonin e zërit tim s’e përcakton ti. As të vërtetat s’i ndalon dot ti. Ti ul kokën dhe kërko falje dhe dil nga kjo sallë ku ke hyrë përdhunshëm sepse dita do të vijë. Mos e harro John Kennedy. Ka një citim që s’të pëlqen ty, por do të vijë dita të ta këndojë populli shqiptar edhe atë”, tha Basha.

