Basha revoltohet gjatë takimit të Durrës, hedh karrigen me forcë: Për hir të kësaj po i vënë kazmën gjithçkaje

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i PD, Lulzim Basha në kuadër të takimeve për zgjedhjet e 6 marsit sot ndodhej në Durrës.  Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të Durrësit që të votojnë Luan Hotin.

Por gjatë fjalës ka pasur edhe një moment revolte, kur Basha tha se modeli i vjetër e ka mendjen vetëm tek karriga, duke iu drejtuar të rinjve ai mori karrigen dhe e flakë tutje duke thënë “në çdo çdo vend, edhe në Shqipëri, ju bën këtë”.

“Ja ku jemi sot 2 vite dhe disa muaj pas rebelimit të tetorit të studentëëve të 2018 dhe asgjë nuk ka ndryshuar dhe nuk ka si të ndryshojë. Modeli i vjetër nuk ndryshon dot. Modeli i vjetër e ka mendjen vetëm këtu, tek karrigia. Këtu e ka mendjen dhe për hir të kësaj është gati t’i vërë kazmën gjithçkaje e djegë gjithçka. Ka frikë më shumë se çdo gjë rininë. E dini pse? E dini se çfarë u bën rinia në çdo vend edhe në Shqipëri atyre që e kanë mendjen mos të lirojnë karrigen. Ju bën.

Dhe këtu do u bëjë atyre që kanë 22 vite që nuk e lëshojnë karrigen e kryebashkiakut të Durrësit dhe e kanë katandisur në këtë formë këtë Perlën e Adriatikut” tha Basha ndër të tjera.

Share This Article