ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Medalje e argjendtë për Shqipërinë në Botërorin e Mundjes, Valiev nuk ia del në finale 6 hours ago
Gafat e famshme presidenciale amerikane ndaj familjes mbretërore britanike 7 hours ago
Çifti britanik zhytet në kanalin e Venecias, gjobitet dhe i ndalohet hyrja për 48 orë 8 hours ago
Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët, për 345 euro, 5.9% mbahen komision 8 hours ago
Rubin në Hagë: Hetimet për vrasje nga UÇK-ja nuk u vërtetuan kurrë, shumë nga akuzat janë të fabrikuara 11 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Basha: Rruga e integrimit është bllokuar prej keqqeverisjes së “Rilindjes”

albnews by albnews
15 October, 2019
in Albania
0
Basha u kërkon kryetarëve të PD të përgatiten për zgjedhje të parakohëshme
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në përshëndetjen e tij në ceremoninë e 10-vjetorit në Shqipëri, Lulzim Basha e cilësoi Fondacionin “Korad Adenauer” si avokatin më të madh të integrimit të vendit tonë dhe të hapjes së negociatave për në BE.

Kryetari i Partisë Demokratike kërkoi nga gjermanët që të bëjnë çka është e mundur që Shqipëria të hapë rrugën e integrimit që, sipas tij, është bllokuar prej keqqeverisjes së “Rilindjes”.  

RelatedPosts

Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët, për 345 euro, 5.9% mbahen komision

Të përfituara nga trafiku i drogës, sekuestrohen 57 pasuri të një personi në Durrës

Si u ndërtua Durrësi nën tokë, historia e panjohur e qytetit bregdetar që u projektua nga regjimi komunist

Sipas Bashës, vendi është në udhëkryq të pameriatuar, por me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë, ëndrra për “Shqipërinë si Europa”, do të bëhet realitet.

“Ndërsa kremtojmë këtë 10 vjetor, Shqipëria është në një udhëkryq të pamerituar, për shkak të keqqeverisjes së saj. Vendet skeptike ndaj nesh janë shtuar, por për fatin e mirë të Shqipërisë, në këtë proces të një rëndesie jetike për vendin, për shqiptarët, nuk na ka munguar mbështetja e CDU-së, e Kancelares Merkel, e Bundestagut, këmbëngulja e miqve tanë, ku dua të veçoj Johann David Wadephul, Gunther Krichbaum dhe Hans Joachim Falenski.

Ne u bëmë thirrje miqve tanë gjermanë që, megjithë gjendjen e rëndë në vend, shkaktuar nga hapat prapa në lidhje me ekonominë, demokracinë, sundimin e ligjit dhe lirinë e shprehjes, vetëm hapja e negociatave garanton nje vemendje të shtuar të Bashkimit Europian në Shqipëri, një kontroll më të fortë të funksionimit të institucioneve, ndarjes së pushteteve, zgjedhjeve të lira dhe barazisë para ligjit, si garanci për qytetaret e këtij vendi se liritë dhe të drejtat e tyre do të respektohen.

Falë qëndrimit të drejtë dhe parimor dhe mbështetjes së fortë të Kancelares Merkel dhe CDU për Shqipërinë, Bundestag ka propozuar rrugën drejt hapjes së negociatave, që është edhe udhërrëfyesi ynë për daljen nga kjo krizë.

Në këto kohë, për vendin tim, thënia e Konrad Adenauer se ”Demokracia nuk mund të merret kurrë si e mirëqenë”, është më aktuale se kurrë më parë.

Ndaj, unë jam plot besim se bashkë me shqiptarët dhe me ndihmën e miqve tanë, do t’ia dalim ta bëjmë Shqipërinë si Europa.

Me ndihmen e madhe të Fondacionit “Konrad Adenauer” dhe te mikut tim Walter Glos, ne kemi sot programin ekonomik që do ta nxjerrë vendin nga kriza dhe do t’i japë zhvillim ekonomik, kemi të rinj dhe të reja të mirë-trajnuar dhe që jane gati të marrin përsipër sfidat e qeverisjes, po modernizojmë partinë tonë e po vendosim piketat e qeverisjes së nesërme, një qeveri të njerëzve, nga njerëzit dhe që punon për njerëzit.

Jam i bindur se me ndihmen e Tobias Ruttershof, Florian Feirabend, Fondacionit “Konrad Adenauer” dhe mbështetjen e CDU-së do t’u japim shqiptarëve zhvillimin që meritojnë, të ardhmen që presin.

Faleminderit dhe mirënjohje për kontributin tuaj!

Ndihuni krenarë për çfarë keni bërë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ne jemi krenarë që jemi partnerët tuaj me misionin për ta bërë Shqipërinë si Europa!”/TCH/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Medalje e argjendtë për Shqipërinë në Botërorin e Mundjes, Valiev nuk ia del në finale

Medalje e argjendtë për Shqipërinë në Botërorin e Mundjes, Valiev nuk ia del në finale

15 September, 2025
Gafat e famshme presidenciale amerikane ndaj familjes mbretërore britanike

Gafat e famshme presidenciale amerikane ndaj familjes mbretërore britanike

15 September, 2025
Çifti britanik zhytet në kanalin e Venecias, gjobitet dhe i ndalohet hyrja për 48 orë

Çifti britanik zhytet në kanalin e Venecias, gjobitet dhe i ndalohet hyrja për 48 orë

15 September, 2025
Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët, për 345 euro, 5.9% mbahen komision

Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët, për 345 euro, 5.9% mbahen komision

15 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result