Basha sfidon sërish Ramën nga Burreli: Je trim në ekran, por kur të ftoj në debat ke frikë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ditën e sotme kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha nga Burreli sfidoi sërish kryeministrin Edi Rama për një përballje në debat përpara zgjedhjeve të 25 prillit.

Lideri i opozitës tha në një takim me gratë, se Rama ka frikë që të përballet dhe e qep gojën kur vjen puna te debati. Për drejtuesin e opozitës, Edi Rama përpara se të kërkojë një mandat të tretë duhet të tregojë se cfarë bëri 8 vite në pushtet.

Shmang edhe debatin, që ju e dini, këtu në Mat keni disa fjalë të urta për trimërinë e burrave. Zgjuarsinë pas Kuvendit dhe trimërinë pas lufte. Trim në ekran duke sharë dhe përbaltur këdo, sigurisht preferencë ka opozitën, por nuk ja kursen akujt që i del përpara, por kur e ftoj në debat e qep gojën, ka frikë nga debati.

Unë nuk e ftoj për veten time se nuk më merr malli të bëj debat me të, por në një vend demokratik është detyrim ndaj qytetarëve debati, e ke detyrim të thuash cfarë bëre 8 vite me pushtetin, ashtu sikur unë e kam detyrim të them cfarë kam në plan për qeverisjen” tha Basha.

Share This Article