Përmes një postimi në Facebook kreu demokrat, Lulzim Basha shkruan se sipas studimit më të fundit, me qeverinë e Ramës shqiptarët kanë mbetur të fundit në rajon edhe për pagat në sektorin publik dhe privat.
Për Bashën, kjo ka ardhur si pasojë e taksës progresive që është një nga dështimet më të mëdha të kësaj qeverie që punon vetëm për një grusht oligarkësh.
Postimi i Bashës:
Sipas studimit më të fundit, me qeverinë e Ramës shqiptarët kanë mbetur të fundit në rajon edhe për pagat në sektorin publik dhe privat. Këto janë pasojat katastrofike të taksës progresive dhe një nga dështimet më të mëdha të kësaj qeverie që punon vetëm për një grusht oligarkësh.
Shqiptarët meritojnë punë dhe mirëqenie dhe ne do ti rrisim të ardhurat e tyre duke jua lehtësuar barrën e detyrimeve dhe taksave. Taksa e sheshtë prej 9% do të jetë më e ulëta në rajon prej të cilës do përfitojnë të gjithë të punësuarit dhe vetëpunësuarit në vendin tonë.