Basha: Shqipëria e fundit në rajon për përfitimet nga grantet e BE-së

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përmes një postimi në rrjetet sociale ka vijuar me akuzat ndaj qeverisë, duke renditur një nga 100 dështimet e kryeministrit Edi Rama në këto 8 vite qeverisje.

Në një postim në “InstaStory”, kryedemokrati Basha deklaron se Shqipëria është e fundit në Rajon sa i përket përfitimit të fondeve komunitare të ofruara nga BE.

Postimi i plotë i Bashës:

32 ditë deri më 25 prill, 100 dështimet e Edi Ramës në 8 vite. Cili është vendi i rajonit që ka përfituar më pak nga grantet e konektivitetit të BE? Përgjigja Shqipëria, e cila në vend që të konkurrojë për fondet komunitare, ia ka besuar zhvillimin e infrastrukturës PPP-ve, të cilat kanë një koso më të lartë.

Share This Article