Basha: Shqipëria e kapur nga korrupsioni, duhet të marrë fund pandëshkueshmëria e politikanëve

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i PD-së Lulzim Basha, ka deklaruar se Shqipëria është një vend i kapur nga korrupsioni. Nëpërmjet një statusi në “Twitter” Basha shkruan se mirëqenia e qytetarëve vetëm ka rënë, ndërsa shprehet se Vetingu në politikë shkëput Shqipërinë nga kthetrat e korrupsionit.

Duke shpërndarë në Twitter një studim të   “World Justice Project”, që e rendit Shqipërinë  të  83-në nga 139 shtete, e fundit në Europë, në Indeksin e Sundimit të Ligjit,  kryetari i Partisë Demorkatike Lulzim Basha thotë se vendi ynë  është një vend i kapur nga korrupsioni. Kreu i opozitës  shkruan se mirëqenia e qytetarëve  ka rënë, ndërsa shprehet se Vettingu në politikë shkëput Shqipërinë nga kthetrat e korrupsionit.

“Në sytë e shqiptarëve dhe mbarë botës, Shqipëria është një shtet i kapur nga korrupsioni, ku fuqia e pushtetit rritet, ndërsa mirëqenia e qytetarëve vetëm bie. Që pushteti t’u kthehet qytetarëve, duhet të marrë fund pandëshkueshmëria e politikanëve të korruptuar, duhet pastruar politika nga abuzuesit që janë pasuruar në kurriz të qytetarëve, duhet një orë e më parë #vettingnëpolitikë”, shkruan Basha.

Lulzim Basha thotë se  duhet të marrë fund pandëshkueshmëria e politikanëve të korruptuar. Ai  garanton se  pushteti  do t’u kthehet qytetarëve duhet pastruar politika nga abuzuesit që janë pasuruar sipas tij në kurriz të qytetarëve.

Share This Article