ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Presidenti Duka, takim me Ambasadorin e Britanisë së Madhe, Abbott. Në fokus organizimi i ndeshjes Shqipëri–Angli 8 hours ago
Trump: Me Netanjahun negociata të mira, por lufta në Gazë duhet të marrë fund 8 hours ago
Sekretari amerikan i Mbrojtjes thërret me urgjencë në takim udhëheqësit ushtarakë amerikanë nga e gjithë bota 8 hours ago
Përfundon mbledhja, Rama shkarkon nga detyra Erion Veliajn 18 hours ago
Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, dënohet me 5 vite burg 18 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Basha: Shqipëria ka mbështetjen e pakursyer të liderëve evropianë

albnews by albnews
21 November, 2019
in Albania
0
Basha: Shqipëria ka mbështetjen e pakursyer të liderëve evropianë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

“Shqipëria dhe shqiptarët kanë mbështetjen e fortë të drejtuesve kryesorë të BE-së dhe kryetarëve të shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare”, deklaroi sot kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Në kuadër të Kongresit të Partisë Popullore Evropiane, Basha zhvilloi takime me presidenten e re të Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kancelaren gjermane, Angela Merkel, kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurtz, kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, kryeministrin e Irlandës Leo Varadkar, si dhe me drejtuesit e politikës së jashtme në Parlamentin Evropian dhe parlamentet e vendeve anëtare.

RelatedPosts

Presidenti Duka, takim me Ambasadorin e Britanisë së Madhe, Abbott. Në fokus organizimi i ndeshjes Shqipëri–Angli

Përfundon mbledhja, Rama shkarkon nga detyra Erion Veliajn

Tentoi të arratiset nga burgu i Fierit, i akuzuari për vrasjen e Xhuljan Bullarit çau murin e qelisë, por u kap nga punonjësit

Basha tha se “kjo përkrahje është konfirmuar edhe përmes një rezolute të veçantë të miratuar në PPE, ku krahas mbështetjes për hapjen sa me parë të negociatave, përcaktohen qartë dhe detyrat që duhet të përmbushë Shqipëria, duke nisur nga zgjidhja e krizës politike”.

Kreu i PD-së tha se PPE nxit partinë në pushtet dhe opozitën në Shqipëri të ndërmarrin të gjitha përpjekjet për të tejkaluar menjëherë këtë krizë të thellë politike përmes dialogut dhe miratimin konsensual nga partitë politike, të një reforme elektorale në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR që shtron rrugën drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

“PPE thekson se blerja e votave dhe përfshirja e krimit të organizuar në zgjedhje është e papranueshme për standardet evropiane, dhe bën thirrje për rezultate të prekshme dhe në kohë të hetimit të suksesshëm të përgjegjësve, përfshirë dhe politikanët, zyrtarët e shtetit”, tha ai.

Po ashtu, Basha tha se “PPE shpreh nevojën urgjente që Shqipëria të sigurojë funksionimin e duhur të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë duke i plotësuar vendet e tyre me gjyqtarë dhe pret një vendim të shpejtë dhe final nga Gjykata Kushtetuese mbi legjitimitetin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019”.

“PPE shpreh shqetësim të thellë për fenomenin e vazhdueshëm të personave me rekorde kriminale që kandidohen për poste në institucione apo emërohen si funksionarë publikë në shkelje të hapur të “Ligjit të Dekriminalizimit” dhe bën thirrje për zbatim pa ekuivoke të ligjit, dhe largimin nga detyra të zyrtarëve që e kanë shkelur atë. PPE demonstron mbështetjen e qartë për integrimin europian të Shqipërisë dhe bën thirrje për zgjidhjen e krizës së rëndë politike e cila sa vjen e po thellohet me shumë”, tha Basha.

Plotësimi i kushteve, jo në letër por në realitet, sipas tij, “janë e vetmja rrugë që do të afrojë Shqipërinë me BE-në”. “Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë e vetmja zgjidhje, për krizën që ka mbërthyer vendin”, shtoi Basha./ATSH/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Presidenti Duka, takim me Ambasadorin e Britanisë së Madhe, Abbott. Në fokus organizimi i ndeshjes Shqipëri–Angli

Presidenti Duka, takim me Ambasadorin e Britanisë së Madhe, Abbott. Në fokus organizimi i ndeshjes Shqipëri–Angli

25 September, 2025
Trump: Me Netanjahun negociata të mira, por lufta në Gazë duhet të marrë fund

Trump: Me Netanjahun negociata të mira, por lufta në Gazë duhet të marrë fund

25 September, 2025
Sekretari amerikan i Mbrojtjes thërret me urgjencë në takim udhëheqësit ushtarakë amerikanë nga e gjithë bota

Sekretari amerikan i Mbrojtjes thërret me urgjencë në takim udhëheqësit ushtarakë amerikanë nga e gjithë bota

25 September, 2025

Përfundon mbledhja, Rama shkarkon nga detyra Erion Veliajn

25 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result