Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi sot se “numri i të larguarve nga Shqipëria është më i larti në Europë”.
Basha tha se “Rama premtoi punësim për shqiptarët por sot numri i të larguarve nga Shqipëria është më i larti në Europë”.
Ne, theksoi ai, “kemi një plan konkret dhe do të kthejmë shpresën për shqiptarët, ne do ta ndryshojmë Shqipërinë”.
Basha tha se Rama premtoi 300 mijë vende të reja pune por dështoi”. “Që prej vitit 2014, qindra mijëra shqiptarë kanë emigruar në vendet e BE-së. Kjo është arsyeja kryesore pse renditemi të parët për nga numri i azilkërkuesve në vendet e BE-së. Nëse nuk e e ndalim sot Shqipëria do të plaket e do të tkurret gjithmonë e më shumë”, tha Basha.