Basha: Shqipëria një vend i kapur nga korrupsioni

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha shprehet se Rama nuk e mbajti premtimin për të luftuar korrupsionin.

Në vazhdë të atyre që Basha i quan “100 dështimet e Ramës në 8 vjet”, përmend raportimin e fundit të “Transparency International”, ku thotë se Shqipëria është një shtet i kapur nga korrupsioni.

“Rama premtoi luftë kundër korrupsionit. A e mbajti këtë premtim?” Shtron pyetjen Basha dhe përgjigjja sipas tij është ‘Jo’.

Sipas raportit të fundit të  Transparency International, Shqipëria është një shtet i kapur nga korrupsioni”, thuhet në postimin e kreut të PD.

Çfarë thuhet në raportin e TI:

Sipas raportit më të fundit, Shqipëria ka një shtet të kapur nga korrupsioni, ku individë të fuqishëm, institucione, kompani e grupe të fuqishme brenda e jashtë vendit, komplotojnë që politikat, mjedisi ligjor dhe ekonomia t’u shërbejë interesave të tyre private në dëm të publikut.

Studimi përfshin 12 vitet e fundit, nga 2008-2020 dhe arrin në përfundimin se kapja e shtetit në Shqipëri është rritur ndjeshëm dhe se korrupsioni i nivelit të lartë nxitet nga privatizimi i pronës publike dhe i shërbimeve.

Share This Article