Basha: Shqipëria nuk duhet të heshtë, nuk mund të tolerohen tanket dhe avionët ushtarakë që mësyjnë kufijtë e Kosovës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha ka reaguar pas djegies së qendrës për regjistrim të automjeteve në Zubin Potok dhe tentimit për të djegur një qendër të tillë në Zveçan.

Basha thotë se “po ndjek me shqetësim situatën e krijuar në veri të Kosovës, pas vendimit të drejtë dhe legjitim të qeverisë për vendosjen e reciprocitetit”.

“Aktet kriminale të ndodhura në 24 orët e fundit të frymëzuara nga Beogradi zyrtar, synojnë destabilizimin e Kosovës dhe krejt rajonit për interesat politike të Aleksandër Vuçiç. Shpreh mbështetjen e plotë dhe të fuqishme për qeverinë e Kosovës, institucionet e saj dhe të gjithë faktorin politik të angazhuar në përballimin e kësaj situate”, thotë ai, transmeton Telegrafi.

Tutje, Basha deklaron se Shqipëria duhet ndihmuar në zgjidhjen e kësaj situate.Reklamë

“Detyra e Shqipërisë, edhe si vend anëtar i NATO-s, nuk është të heshtë por të përdorë të gjithë mekanizmat e saj diplomatikë për të ndihmuar në zgjidhjen e kësaj situate. Nuk mund të tolerohen tanket dhe avionët ushtarakë që mësyjnë kufijtë e Kosovës, duke kërcënuar paqen dhe sigurinë e të gjithë rajonit”.

Share This Article