Shqipëria nuk do të hapë negociatat me BE-në në qershor, deklaroi lideri i opozitës shqiptare, Lulzim Basha.
Bashta tha sot Parlament se tashmë shumë prej eksponentëve të lartë të qeverisë i kanë “marrë lajmet” në Berlin.
Basha është shprehur se Shqipëria do të ngelë sërish në klasë këtë qershor për shkak të kryeministrit Rama. Më tutje kreu i demokratëve i ka bërë thirrje qeverisë qëe të dorëhiqet nga pushteti dhe t’i hapë rrugë një qeverie teknike, në të kundër më 16 shkurt (protesta e opozitës), do të jenë qytetarët ata që do ta rrëzojnë nga pushteti Ramën.