Basha: Shqiptarët janë të etur për ndryshim, socialistët e ndershëm të bashkohen me ne

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nga qyteti i Librazhdit ku u prit nga simpatizantë demokratë, kreu i PD-së, Lulzim Basha tha se shqiptarët janë të etur për ndryshim.

Sipas kryedemokratit, se Librazhdi është shndërruar në shkretëtirë, ku paratë shkojnë në duart e pak njerëzve.

Ai shtoi se Fitorja e 25 prillit do jetë fitorja e të gjithëve dhe ju bëri thirrje socialistëve të ndershëm të Librazhdit e Shqipërisë, që të bashkohen me të për ndryshimin.

E jashtëzakonshme kjo pritje, të reja dhe të rinj të Librazhdit, vëllezër dhe motra. Kudo që kam shkuar nga jugu në veri, një gjë është e qartë: Shqiptarët janë të etur për ndryshim. Mezi po presin datën, kur vota e shqiptarëve të bashkuar do të bëjë të mundur ndryshimin e vërtetë për të gjithë. Data 25 prill është dita e popullit, ku do vendosni për veten dhe fëmijët, për të ndaluar ikjen e të rinjve, që ka dhënë shembullin dhe ka sjellë demokracinë.

Librazhdi është vjedhur dhe abuzuar. E shndërruan Librazhdin në shkretëtirë, ku paratë shkojnë në duart e pak njerëzve. Fitorja e 25 prillit do jetë fitorja juaj. Ju bëj thirrje socialistëve të ndershëm të Librazhdit e Shqipërisë, bashkohuni me ndryshimin, bashkohuni me ne. Dy javë na ndajnë nga një ditë vendimtare. Bashkë për ndryshim, Librazhdi fiton, Shqipëria fiton”, tha Basha.

Share This Article