Basha: Shteti nuk ekziston

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pothuaj një muaj nga tërmeti i 26 nëntorit, Lulzim Basha u rikthye në zonën e Hamallaj, Manzes dhe Radës ku denoncoi mungesën e shtetit.

“Kjo është kriminale. U bë një muaj kjo gjendje. Kanë 150 milion dollarë që i marrin 10 veta dhe kanë lënë dhjetëra mijëra familje si ju. Ia kemi thënë prej ditës së parë: hiqu 150 milionë dollarë oligarkëve, vlerëso dëmin, jepu paratë në dorë njerëzve që jetojnë në zonat rurale, pezullo faturat e energjisë dhe të ujit derisa të kalojë gjendja e jashtëzakonshme. Gjendje të jashtëzakonshme pa bërë këto, por me propaganda, për të mbushur xhepat hajdutët e qeverisë”, shprehet Basha.

Banorët iu ankuan kryedemokratit për ndasi politike në ndarjen e ndihmave.

“Ke votuar me thanë, jo i thashë, mirë mirë më thane ti do jesh në listën e zezë. BASHA: E kisha dëgjuar këtë histori, por është hera e parë që ma thua shkoqur, kjo është për ndjekje penale. Se Zoti si ndau njerëzit kur ra tërmeti,. këta që bëjën këtë punë duhet ti vihen prangat dhe te shkojnë ne qeli dhe kjo është thirrja ime për Prokurorinë”, ka thënë një prej banorëve.

Banorët kërkuan vlerësim të drejtë të banesave te tyre pasi prej 2 6 nëntorit vijojnë të flenë jashtë.

Share This Article