Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha me anë të një statusi në Facebook ka vijuar me akuzat për qeverinë. Basha ka përsëritur edhe njëherë se sistemi shëndetësor është në kolaps total.
Kryedemokrati thekson se Edi Rama pati tetë vite kohë për të përmbushur premtimin për shëndetësinë falas.
Mesazhi nga Lulzim Basha:
Rama pati 8 vite për të përmbushur premtimin për shëndetësi falas. Ku është shëndetësia falas? Rama ka rritur taksat – ku shkuan paratë e taksave të shqiptarëve? Rama ua dha paratë tona miqve të tij.
Sot, Shqipëria ka një sistem shëndetësor në kolaps total: me numrin më të ulët të testimeve, me numrin më të ulët të mjekëve për banor, me mjekë dhe infermierë të paguar keq.
Tani, pas 8 vitesh dështime, Rama po flet për atë që do të bëjë. Pas 8 vitesh dështime, Rama nuk mund të zgjidhë asgjë. Ne mundemi. Më 25 prill ne do të sjellim ndryshimin – Rama do të humbasë dhe Shqipëria do të fitojë.