ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Mourinho dhe Benzema sërish bashkë te Benfica? 3 hours ago
Shtypi turk sulmon Mourinhon: Kishte një marrëveshje me Benfikën, UEFA duhet të hetojë 3 hours ago
Trump: Me mbështetjen e BE, Ukraina mund të rimarrë territorin e pushtuar nga Rusia 3 hours ago
Ambasadori britanik: Udhëheqësit politikë në Kosovë t’i respektojnë vendimet e Kushtetueses 6 hours ago
PS-PD bëhen bashkë në Këshillin Bashkiak, shkarkojnë nga detyra Erion Veliajn 7 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Basha: Sot ishim dëshmitarë të një manifestimi personal të shëmtuar të Berishës kundër SHBA-ve

albnews by albnews
11 December, 2021
in Albania
0
Basha: Sot ishim dëshmitarë të një manifestimi personal të shëmtuar të Berishës kundër SHBA-ve
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Pas mbledhjes së kryesisë, kryedemokrati Lulzim Basha në një dalje emergjente për mediat ku është shprehur se sot ishte një manifestim personal i Berishës kundër SHBA-ve, për interesa të vetat.

Basha theksoi se në përgjigje të fallsfikimeve, shpërdorimit të funksioneve, simboleve, dhe në kundërshtim me urdhrat dhe vendimet zyrtare të organeve të Partisë, Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur thirrjen e Mbledhjes së Jashtëzakonshme të Këshillit Kombëtar nesër, e diel, më 12 dhjetor 2021.

RelatedPosts

PS-PD bëhen bashkë në Këshillin Bashkiak, shkarkojnë nga detyra Erion Veliajn

Rama nuk shkoi në OKB, Berisha: Ramës iu anuluan ftesat, është i lidhur me kartelet

“Gratë e Doshit” i lënë vendin burrave! Epidemi dorëheqjesh te PSD, lista e Shkodrës drejt ezaurimit

“Sot është një ditë e keqe për PD dhe demokracinë shqiptare. 31 vjet pas themelimit të Partisë Demokratike, ne u bëmë dëshmitarë të një manifestimi personal të Sali Berishës për tju kundërvënë SHBA. Ne i bëjmë të ditur çdo demokrati që sot është shqetësuar nga kjo shfaqje e shëmtuar anti-amerikane e Sali Berishës se kjo ishte përpjekja e fundit, e dëshpëruar dhe e turpshme e tij për ta marrë peng Partinë Demokratike dhe për ta përdorur atë si bunker për hallin e tij. Asnjë deklarim i dalë nga ky tubim nuk ka asnjë lidhje me Partinë Demokratike dhe institucionet e zgjedhura të PD.

Në përgjigje të fallsfikimeve, shpërdorimit të funksioneve, simboleve, dhe në kundërshtim me urdhrat dhe vendimet zyrtare të organeve të Partisë, Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur:

Thirrjen e Mbledhjes së Jashtëzakonshme të Këshillit Kombëtar nesër, e diel, më 12 dhjetor 2021 ora 15:00, me këtë rend dite:

1.Miratimi i një Rezolute lidhur me situatën e jashtëzakonshme të krijuar nga veprimtaria antistatutore që dëmtojnë rëndë interesat politike dhe elektorale të PD.

2. Miratimin e propozimit të Kryesisë për shkarkimin e Kryetarit të Këshillit Kombëtar dhe disa nanëtarëve të Kryesisë për shkelje të rënda të Statutit të PD dhe vendimit të Kryesisë të datës 15 Nëntor.

Kryesia vendosi gjithashtu shkarkimin nga detyra të disa kryetarëve të degëve.

Kryesia ngarkoi Sekretariatin ekzekutiv të ndjekë të gjithë hapat për të vënë para përgjegjësisë ligjore të gjithë personat përgjegjës për fallsfikimin dhe shpërdorimin e simboleve të institucioneve të Partisë Demokratike. Sigurojmë cdo demokrat se të gjitha institucionet e Partisë Demokraike, duke nisur nga Këshilli Kombëtar, Kryesia dhe Kryetari vazhdojnë të jenë në krye të detyrës, në përmbushje të përgjegjësive dhe në shërbim demokratëve dhe gjithë shqiptarëve.

Demokratët do të mblidhen në Kuvendin Kombëtar të thirrur nga Kryesia e Partisë më datën 18 dhjetor, ku do te diskutojne dhe marrin vendimet të rëndësishme për të ardhmen e tyre, dhe jo për hallin personal të Sali Berishës. Më 18 dhjetor, Partia Demokratike do të lërë pas pjesët e hidhura të së shkuarës së saj, bashkë me mbeturinat e komunizmit dhe të korrupsionit drejt ndryshimit që meriton cdo demokrat dhe shqiptar”, tha Basha.

Basha po ashtu tha se Kuvendi i sotëm i Berishës falsifikoi, shpërdoroi funksione, simbole në kundërshtim me urdhrat dhe vendimet zyrtare të organeve të Partisë.

Lidhur me këtë çështje Basha bëri me dije Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur thirrjen e Mbledhjes së Jashtëzakonshme të Këshillit Kombëtar nesër, e diel, më 12 dhjetor 2021.

Po ashtu ai njoftoi edhe për shkarkimin e disa krerëve të degëve, sekretarëve ekzekutivë dhe kreut të Këshillit kombëtar.

“Asnjë deklarim i dalë nga ky tubim nuk ka asnjë lidhje me Partinë Demokratike dhe institucionet e zgjedhura të PD.  Në përgjigje të falsifikimeve, shpërdorimit të funksioneve, simboleve, dhe në kundërshtim me urdhrat dhe vendimet zyrtare të organeve të Partisë, Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur:

Thirrjen e Mbledhjes së Jashtëzakonshme të Këshillit Kombëtar nesër, e diel, më 12 dhjetor 2021 ora 15:00, me këtë rend dite:

1. Miratimi i një Rezolute lidhur me situatën e jashtëzakonshme të krijuar nga veprimtaria antistatutore që dëmtojnë rëndë interesat politike dhe elektorale të PD.

2. Miratimin e propozimit të Kryesisë për shkarkimin e Kryetarit të Këshillit Kombëtar dhe disa anëtarëve të Kryesisë për shkelje të rënda të Statutit të PD dhe vendimit të Kryesisë të datës 15 Nëntor.

Kryesia vendosi gjithashtu shkarkimin nga detyra të disa kryetarëve të degëve.

Kryesia ngarkoi Sekretariatin ekzekutiv të ndjekë të gjithë hapat për të vënë para përgjegjësisë ligjore të gjithë personat përgjegjës për falsifikimin dhe  shpërdorimin e simboleve të institucioneve të Partisë Demokratike”, tha Basha.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Mourinho dhe Benzema sërish bashkë te Benfica?

Mourinho dhe Benzema sërish bashkë te Benfica?

23 September, 2025
Shtypi turk sulmon Mourinhon: Kishte një marrëveshje me Benfikën, UEFA duhet të hetojë

Shtypi turk sulmon Mourinhon: Kishte një marrëveshje me Benfikën, UEFA duhet të hetojë

23 September, 2025
Trump: Me mbështetjen e BE, Ukraina mund të rimarrë territorin e pushtuar nga Rusia

Trump: Me mbështetjen e BE, Ukraina mund të rimarrë territorin e pushtuar nga Rusia

23 September, 2025
Ambasadori britanik: Udhëheqësit politikë në Kosovë t’i respektojnë vendimet e Kushtetueses

Ambasadori britanik: Udhëheqësit politikë në Kosovë t’i respektojnë vendimet e Kushtetueses

23 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result