ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Sulm me bombë gjatë lutjeve të së premtes në një xhami në Siri, 6 të vdekur dhe 21 të plagosur 4 hours ago
Emrat/ SPAK e BKH, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë të përfshire në dosjen “Balluku” 4 hours ago
Hetimi i “New York Times” – Studentja shqiptare: Na u premtua ëndrra amerikane, por… 4 hours ago
Politika që unë besoj ndërtohet me duar të pastra dhe mendje të hapura 8 hours ago
Gjykata e Malajzisë dënon ish-kryeministrin Najib Razak për abuzim me pushtetin dhe pastrim parash në gjyqin më të madh të 1MDB-së 8 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Basha: Sot janë lëvruar vetëm 32% e fondit total të dy paketave të premtuara nga qeveria për pandeminë

albnews by albnews
6 August, 2020
in Albania, Technologji
0
Basha: Sot janë lëvruar vetëm 32% e fondit total të dy paketave të premtuara nga qeveria për pandeminë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Përmes një postimi në Facebook, kreu i PD-së, Lulzim Basha shkruan se ndihma reale për ekonominë nga qeveria nuk arriti as në 1% të PBB-së.

Basha shprehet shqiptarët janë sot më të varfër se kurrë këto 30 vitet e fundit, qindra biznese të vogla kanë mbyllur dyert dhe mijëra qytetarë kanë humbur vendet e punës,

RelatedPosts

Emrat/ SPAK e BKH, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë të përfshire në dosjen “Balluku”

Politika që unë besoj ndërtohet me duar të pastra dhe mendje të hapura

Vjedhja në Manastirin e Shën Gjergjit trondit komunitetin e zonës

“Pesë muaj pas mbylljes nga pandemia, është fakt që paketat ekonomike të qeverisë rezultuan gjysmake, të pamenduara dhe pa asnjë efekt për të lehtësuar krizën për qytetarët dhe bizneset. Ndihma reale për ekonominë nga qeveria Rama nuk arriti as në 1% e Prodhimit të Brendshëm Bruto duke u renditur e fundit në rajon. Faktet sot tregojnë se është lëvruar vetëm 32% e fondit total të dy paketave të premtuara nga qeveria. Shqiptarët janë sot më të varfër se kurrë këto 30 vitet e fundit, qindra biznese të vogla kanë mbyllur dyert, mijëra qytetarë kanë humbur vendet e punës, qindra studentë e kanë të pamundur të përballojnë jetën studentore. Këtë vit shumë familje do ta kenë të pamundur të çojnë fëmijët në universitete për shkak të pamundësisë ekonomike. Ndërsa qeveritë në mbarë botën po vazhdojnë mbështetjen ekonomike dhe sociale për bizneset, qytetarët e veçanërisht të rinjtë qeveria e Shqipërisë ofron vetëm video 3D dhe propagandë.”

Për Bashën, Rama nuk i mori në konsideratë propozimet e PD-së sepse mendon vetëm për vetën dhe klientët e tij.

“PD që në ditët e para të karantinës, duke vlerësuar situatën dhe pas konsultimeve me ekspertët më të mirë në vend i ofroi qeverisë propozime konkrete për të parandaluar thellimin e krizës ekonomike si dhe strategjinë e daljes nga karantina. Por qeveria Rama refuzoi t’i marrë në konsideratë propozimet tona duke i lënë shqiptarët dhe ekonominë e tyre në mëshirën e fatit. Sepse si në ditët e para të pandemisë dhe sot kur situata si shëndetësore dhe ekonomike është tejet e rënduar qeveria Rama mendon vetëm për veten dhe klientët e saj oligarkë. Partia Demokratike është angazhuar seriozisht me ekspertët më të mirë vendas dhe të huaj për t’i kthyer frymëmarrjen vendit, për ta sjellë ekonominë në shinat e zhvillimit dhe siguruar punësimin e shqiptarëve. Punësimi mbetet prioriteti im kryesor dhe për ta garantuar këtë ne do të marrim vendimet dhe veprimet e nevojshme.”

Kreu i PD-së shkruan PD do të sjellë ditë më të mira për Shqipërinë përmes një qeverisje normale.

“Lehtësimi i barrës fiskale, përgjysmimi i lejeve dhe licencave dhe ulja e taksës së punës janë disa nga masat e para që do marrë qeveria jonë. Ne do të krijojmë kushtet ekonomike dhe sigurinë e nevojshme që investitorë të huaj me potenciale të mëdha punësimi të vijnë në Shqipëri. Çlirimi i ekonomisë nga monopolet dhe oligarkët do t’i hapë rrugë tregjeve të lira, zhvillimit dhe punësimit të njerëzve. Pavarësisht vështirësive që po kalojmë, këto kohë jam i bindur se së bashku do t’ia dalim të sjellim ditë më të mira për Shqipërinë dhe shqiptarët përmes një qeverie normale që punon për qytetarët dhe jo për një grusht oligarkësh.”

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Sulm me bombë gjatë lutjeve të së premtes në një xhami në Siri, 6 të vdekur dhe 21 të plagosur

Sulm me bombë gjatë lutjeve të së premtes në një xhami në Siri, 6 të vdekur dhe 21 të plagosur

26 December, 2025
Emrat/ SPAK e BKH, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë të përfshire në dosjen “Balluku”

Emrat/ SPAK e BKH, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë të përfshire në dosjen “Balluku”

26 December, 2025
Hetimi i “New York Times” – Studentja shqiptare: Na u premtua ëndrra amerikane, por…

Hetimi i “New York Times” – Studentja shqiptare: Na u premtua ëndrra amerikane, por…

26 December, 2025
Politika që unë besoj ndërtohet me duar të pastra dhe mendje të hapura

Politika që unë besoj ndërtohet me duar të pastra dhe mendje të hapura

26 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result